AutoCAD Civil 3D për gjeodetë

AutoCAD Civil 3D për gjeodetë

Civil 3d
20
Jan, 2021
Cmimi: 170€

Për studentë: 136€

 

Informacione rreth trajnimit

Kohëzgjatja e trajnimit: 16 orë
  • Çmimi i trajnimit: 170€ me TVSH (Për studentë 136€)
  • Trajnimi fillon me date 18.01.2021
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… përfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

Objektivi i trajnimit Civil 3D për gjeodetë

Autodesk Civil 3D është një BIM softuer i cili përdoret në shumë fusha të ndryshme të Ndërtimtarisë e më gjerë, duke filluar nga importimi i të dhënave të terrenit, e më pas implementimi i tyre në projekte komplekse siç janë: rrugët dhe autostradat, hekurudhat, aeroportet, strukturat nëntokësore (ujësjellës, kanalizim, ujërat e shiut, etj), analizat e ndryshme, modelimet e terrenit, sipërfaqet, parcelat si dhe strukturat tjera komplekse ndërtimore. Ky trajnim është i destinuar për gjeodetët si dhe për teknikët e gjeodezisë që nuk ju duhen të gjitha elementet që mësohen në AutoCAD Civil 3D Essentials. Trajnimi do të ju ofroj gjeodetëve njohuritë bazike të kërkuara, që të ju mundësoj përdorimin e programit në mënyrë efikase në punët e përditshme. 

Përfitimet nga trajnimi

Mësoni se si të bëni importimin e të dhënave nga terreni dhe të bëni automatizimin e procesit në Civil 3D. Po ashtu tema tjera të cilat e rrisin edhe më shumë efikasitetin në punë duke përfshirë stilet, teknikat korrekte të vizatimit në AutoCAD, metodologjinë e kërkuar për lidhjen automatike me ndihmën e shkurtesave që janë përdorur në terren, sipërfaqet, kategorizimi i pikave, si dhe importimi i imazheve. Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut. Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.

Click to rate this post!
[Total: 1 Average: 5]

permbajtja e trajnimit

Gjithsej: 8 Mësime Koha: 24 orë

Curriculum   0/15

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5.
  • 6.
  • 7.
  • 8.
  • 9.
  • 10.
  • 11.
  • 12.
  • 13.
  • 14.
  • 15.

Instruktorë

Luan Alidema

Autodesk Authorized Trainer Autodesk Civil 3D Certified Professional Luan Alidema ka studiuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në kuader të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në degën Konstruktiv. Po ashtu ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme inxhinierike të Ndërtimtarisë me kompani lokale apo të huaj në ofrimin e zgjidhjeve duke shfrytëzuar Civil 3D, zgjidhjeve statike për objekte të ndryshme banesore apo komerciale e po ashtu edhe në ligjerimin e disa softuerëve të familjes Autodesk duke filluar me AutoCAD dhe më pas duke vazhduar me AutoCAD Map, Raster Design si dhe në fund AutoCAD Civil 3D për të cilin edhe është licencuar. Pas një pune të vazhdueshme përbrenda konceptit që e ofron Autodesk, në vitin 2021 Luani ka arritur që të fitoj kredencialet Autodesk Certified Professional (ACP) në programin Autodesk Civil 3D, duke u bërë ACP i dytë në trojet shqiptare që zotëron këtë Softuer të fuqishëm inxhinierik. Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.