AutoCAD Civil 3D Essentials

AutoCAD Civil 3D Essentials

slack-imgs
18
Maj, 2021
Cmimi: 295€

Për studentë: 236€

 

Informacione rreth trajnimit

 
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 32 orë
  • Çmimi i trajnimit: 295€ me TVSH (Për studentë 236€)
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… përfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

 

Objektivi i trajnimit Civil 3D Essentials

Autodesk Civil 3D është pjesë e familjes së BIM softuerëve i cili ofron zgjidhje për probleme të shumta përbrenda sferës së Ndërtimtarisë por edhe më gjërë duke filluar nga aranzhimi dhe importimi i të dhënave, nga matjet në terren e më pas edhe shfrytëzimi i tyre për krijimin e objekteve komplekse siç janë: rrugët dhe autostradat, hekurudhat, aeroportet, strukturat nëntokësore (ujësjellës, kanalizim, të reshurat atmosferike, etj), analizat e ndryshme, modelimet e terrenit, sipërfaqet, parcelizimin si dhe strukturat e tjera komplekse ndërtimore.
Ambienti Dinamik të cilin e ofron Civil 3D, e bën të mundur që të gjitha ndryshimet që bëhen në projekt, automatikisht të përcillen në të gjitha fazat e tjera të cilat janë të varura dhe të lidhura në mes tyre. Po ashtu ky softuer ofron edhe bashkëpunimin me programet tjera të familjes Autodesk dhe jo vetëm të cilat shfrytëzohen për vizualizimet finale të projekteve siç janë 3ds Max, Infraworks etj. Një shtrirje në një shkallë të tillë të gjërë të mundësive ndikon që Civil 3D të jetë njëri ndër softuerët më të fuqishëm dhe më kompleks të krijuar ndonjëherë për sa i perket fushës së Ndërtimtarisë dhe më gjerë.
Në këtë trajnim studentët do të fitojnë njohuritë themelore për të punuar me këtë softuer shumë të sofistikuar, që më pas të bëjnë zgjerimin e atyre njohurive në nivele më të larta profesionale. Kurrikula e këtij niveli shtjellon kapitujt në nivelin esencial, siç janë:

Njohuritë kryesore te hapësirës punuese të shfrytëzuesit në Civil 3D (User Interface)
Aranzhimi dhe Importimi i pikave, krijimi i grupeve të tyre, si dhe manipulimi me të dhënat tjera gjeodezike
Krijimi, editimi, dhe analizimi i Sipërfaqeve
Krijimi dhe editimi i parcelave si dhe raporti tekstual i tyre
Krijimi dhe editimi i trasave (alignments), profileve gjatësore, tërthore dhe llogaritja e vëllimeve
Teknikat bazike për krijimin e korridoreve, dhe udhëkryqeve (corridors and intersections)
Modelimi i terrenit, projektimi i rrjetës së gypave, si dhe përgaditja e projektit për printim, e më shumë

Përfitimet nga trajnimi

Punet parapergatitore per menyren e incizimit dhe shenimit te pikave para daljes per matje ne terren. Importimi I te dhenave nga terreni pas incizimit si dhe mundesite me menaxhimin e ketyre te dhenave ne zyre sikurse qe eshte importimi, aranzhimi I pikave ne grupe, puna me stile apo dhe menaxhimi I paraqitjes dhe shenimit te pikave permes menyrave te automatizuara gjate procesit te importimit. Po ashtu do te trajtohen edhe tema te tjera te cilat plotesojne kuptimin e krijimit dhe analizes se terrenit dixhital si dhe metodologjine e kerkuar per lidhje automatike me ndihmen e shkurtesave qe jane perdorur ne terren, krijimi siperfaqeve si dhe editimi I tyre apo edhe importimi I imazheve.

Pas perfundimit te trajnimit cdo kandidat pajiset me certificate zyrtare te Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik per secilin pjesmarres si dhe regjistrohet ne Databazen e Autodesk-ut.

Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.

Click to rate this post!
[Total: 0 Average: 0]

permbajtja e trajnimit

Gjithsej: 8 Mësime Koha: 24 orë

Curriculum   0/18

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5.
  • 6.
  • 7.
  • 8.
  • 9.
  • 10.
  • 11.
  • 12.
  • 13.
  • 14.
  • 15.
  • 16.
  • 17.
  • 18.

Instruktorë

Luan Alidema

Autodesk Authorized Trainer Autodesk Civil 3D Certified Professional Luan Alidema ka studiuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në kuader të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në degën Konstruktiv. Po ashtu ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme inxhinierike të Ndërtimtarisë me kompani lokale apo të huaj në ofrimin e zgjidhjeve duke shfrytëzuar Civil 3D, zgjidhjeve statike për objekte të ndryshme banesore apo komerciale e po ashtu edhe në ligjerimin e disa softuerëve të familjes Autodesk duke filluar me AutoCAD dhe më pas duke vazhduar me AutoCAD Map, Raster Design si dhe në fund AutoCAD Civil 3D për të cilin edhe është licencuar. Pas një pune të vazhdueshme përbrenda konceptit që e ofron Autodesk, në vitin 2021 Luani ka arritur që të fitoj kredencialet Autodesk Certified Professional (ACP) në programin Autodesk Civil 3D, duke u bërë ACP i dytë në trojet shqiptare që zotëron këtë Softuer të fuqishëm inxhinierik. Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.