AutoCAD – Vizatimi ne 3D

AutoCAD – Vizatimi ne 3D

AutoCAD 2022 Social_Houseboat_Instagram1080x1080
26
Jan, 2021
Cmimi: 195€

Për studentë: 156€

Informacione rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 16 orë
  • Çmimi i trajnimit: 195€ me TVSH (Për studentë 156€)
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

Objektivi AutoCAD – Vizatimi në 3D

Gjatë trajnimit në AutoCAD – Vizatimi në 3D studentet do të aftësohen mjaftueshëm rreth koncepteve dhe metodave të modelimit ne 3D. Në këtë trajnim është përfshirë në tërësi hapësira punuese modelimi 3D, veglat për navigim 3D si dhe përdorimi i sistemit koordinativ në hapësirë. Studenti do të jetë në gjendje të krijoj modele të thjeshta 3D, modele nga profilet 2D, modele kompleks 3D, si dhe do të përgatitet për modifikimin edhe editimin e këtyre modeleve. Studentët gjithashtu do të njihen me konceptin  vizualizimit të modeleve, përfshirë ndriçimin dhe materializimin.

Përfitimet nga trajnimi

Në përgjithësi, ky trajnim do t’u mundësoj pjesëmarrësve që të fitojnë njohuri të mira në punën 3D në këtë program shumë të sofistikuar dhe do të zgjeroj horizontet e njohurive të mëhershme të programit AutoCAD.
Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut.

Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.

Parakushtet për të ndjekur trajnimin

Rekomandohet një nivel i mirë i aftësive të punës në programin AutoCAD për vizatim 2D, për të gjithë ata që duan t’i shfrytëzojnë mundësitë e modelimit në AutoCAD 3D.

Click to rate this post!
[Total: 0 Average: 0]

permbajtja e trajnimit

Gjithsej: 8 Mësime Koha: 10 weeks

Moduli i Trajnimit  0/9

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5.
  • 6.
  • 7.
  • 8.
  • 9.

Instruktorë

Shkelzen Shabani

Autodesk Authorized Trainer Autodesk AutoCAD Certified Professional dhe Autodesk Authorized Trainer për IT&CAD Training Center Shkelzen Shabani ka përfunduar studimet e doktorates ne 2019, në Universiten Nigde Omer Halisdemir, Departamentin e Inxhinierise Mekanike, në Turqi, ndërsa studimet themelore dhe pasdiplomike-Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtines, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Që nga viti 2007 është zgjedhur si asistent i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në departamentin e Prodhimtarisë dhe Automatizimit. Nga viti 2013 deri 2015 ishte asistent i angazhuar në Fakultetitn Ekonomik në lëndën e Informatikës. Në vitin 2014 certifikohet në Autocad Certified Professional (ACP) dhe mban trajnime që nga viti 2014 deri më 2019 në qendren trajnuese Infinit. Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.