AutoCAD – Vizatimi ne 2D

AutoCAD – Vizatimi ne 2D

Autocad
01
Mar, 2021
Cmimi: 188€

Për studentë: 148€

Informacione rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 24 orë
  • Çmimi i trajnimit: 188€ me TVSH (Për studentë 148€)
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

 

Objektivi i trajnimit AutoCAD – Vizatimi në 2D

Gjatë trajnimit në AutoCAD – Vizatimi në 2D studentët do të aftësohen mjaftueshëm për të filluar përdorimin e programit të AutoCAD-it në mënyrë produktive. Gjatë trajnimit do të mësohet se si t’i qasemi hapësirës punuese dhe si t’i përdorim komandat për vizatim. Në këtë trajnim është përfshirë në tërësi mënyra e krijimit të vizatimeve duke filluar me mënyrën e vizatimit dhe të modifikimit të objekteve në AutoCAD përmes komandave si: vija, vija e përbërë, harqet, rrathët, drejtkëndëshi etj. Studentët gjithashtu do të njihen me konceptin dhe punën me shtresa (Layera), dhe konceptin dhe përdorimin e blloqeve. Në veçanti do t’i kushtohet vëmendje shënimit me tekst të vizatimeve duke përdorur veglat e tekstit, dimensionimit etj. Më në fund, studentët do të mësojnë se si t’i shtypin vizatime dhe të kuptojnë konceptet e hapësirës Model dhe hapësirës së Letrës.

  • Të kuptuarit e hapësirës punuese të shfrytëzuesit në AutoCAD (User Interface)
  • Përdorimi i komandave bazike për vizatim dhe editim të vizatimit
  • Organizimi i vizatimit në layera
  • Krijimi dhe Insertimi i blloqeve statike
  • Krijimi i tekstit, dimensionimit, shrafurave dhe organizimi i tyre
  • Përgatitja për printim
  •  

Përfitimet nga trajnimi

Në përgjithësi, ky trajnim do t’u mundësoj pjesëmarrësve që të fitojnë njohuri bazike në këtë program shumë të sofistikuar dhe do të zgjeroj horizontet e njohurive tek përdoruesit e mëhershëm të programit AutoCAD.
Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut.

Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.

Click to rate this post!
[Total: 0 Average: 0]

permbajtja e trajnimit

Gjithsej: 8 Mësime Koha: 24 orë

Curriculum  0/14

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5.
  • 6.
  • 7.
  • 8.
  • 9.
  • 10.
  • 11.
  • 12.
  • 13.
  • 14.

Instruktorë

Shkelzen Shabani

Autodesk Authorized Trainer Autodesk AutoCAD Certified Professional dhe Autodesk Authorized Trainer për IT&CAD Training Center Shkelzen Shabani ka përfunduar studimet e doktorates ne 2019, në Universiten Nigde Omer Halisdemir, Departamentin e Inxhinierise Mekanike, në Turqi, ndërsa studimet themelore dhe pasdiplomike-Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtines, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Që nga viti 2007 është zgjedhur si asistent i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në departamentin e Prodhimtarisë dhe Automatizimit. Nga viti 2013 deri 2015 ishte asistent i angazhuar në Fakultetitn Ekonomik në lëndën e Informatikës. Në vitin 2014 certifikohet në Autocad Certified Professional (ACP) dhe mban trajnime që nga viti 2014 deri më 2019 në qendren trajnuese Infinit. Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.