AutoCAD Civil 3D Essentials

REVIT for Structure – Fundamentals

Revit for Structure
22
Qer, 2021
Cmimi: 245€

Për studentë: 196€

 

Informacione rreth trajnimit

 
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 32 orë
  • Çmimi i trajnimit: 245€ me TVSH (Për studentë 196€)
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… përfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

 

Objektivi i trajnimit Revit for Structure Fundamentals

Objektivi i trajnimit Revit for Structure Fundamentals është që t’i aftësoj studentët në përdorimin e njërit nga softuerët më të fuqishëm që e përkrahë teknologjinë BIM (Building Information Modeling), si dhe aplikimin e saj në përditshmërinë profesionale.

Me anë të këtij softueri mund të modelohet struktura si tërësi në 3D, duke mundësuar kështu që në mënyrë shumë të lehtë të mund të prodhohen baza, prerje dhe detaje të strukturës me dukje të personalizuar ashtu siç është e nevojshme në projektin ndërtimor.

Me anë të krijimit të pamjeve nga modeli qendror 3D, ndryshimet e bëra azhurnohen në të gjitha pamjet, si dhe shënimet e elementeve strukturore dhe tabelat përditësohen. Duke e modeluar strukturën me anë të disciplinës Structure të Revit krijohet njëkohësisht modeli analitik i strukturës, i cili më pas mund të eksportohet në softuerë të tjerë për analizë strukturore siç është Robot Structural Analysis Professional dhe rezultatet e fituara nga analiza strukturore mund të importohen përsëri nê Revit për detajizim.

Ky trajnim fokusohet në të kuptuarit e mënyrës së punës së Revit dhe përdorimin e veglave bazike për modelimin e strukturës dhe krijimin e tabelave me të dhënat nga struktura, të gjitha këto vegla të përqëndruara në pjesën për elemente strukturore të Revit.
Synimi final është aftësimi i studentëve për përdorimin në mënyrë sa më efiçiente dhe efektive të Revit në projektet inxhinjerike, duke përfshirë planet e ekzekutimit, armimit; si dhe tabela të sasive të betonit, armaturës dhe materialeve të tjera të ndërtimit.

Përfitimet nga trajnimi

Në përgjithësi, ky trajnim do të ju mundësoj pjesëmarrësve që të fitojnë njohuri bazike në këtë softuer shumë të sofistikuar dhe njëkohësisht t’i zgjeroj horizontet e njohurive paraprake tek përdoruesit e mëhershëm të Revit.

Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion, e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodesk.

Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do të ju ofrohet edhe asistencë në pyetjet deri në 3 muaj pas përfundimit të trajnimit.

Click to rate this post!
[Total: 0 Average: 0]

permbajtja e trajnimit

Gjithsej: 8 Mësime Koha: 24 orë

Curriculum   0/19

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5.
  • 6.
  • 7.
  • 8.
  • 9.
  • 10.
  • 11.
  • 12.
  • 13.
  • 14.
  • 15.
  • 16.
  • 17.
  • 18.
  • 19.

Instruktorë

Gent Elshani

Autodesk Revit for Structure Certified Professional Gent Elshani ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kuadër të departamentit të Ndërtimtarisë, dega Konstruktiv. Genti ka një përvojë disavjeçare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, posaçërisht në fazën projektimit dhe detajizimit të strukturave. Ai është certifikuar në mesin e vitit 2021 në njërin nga softuerët më të fuqishëm BIM – Revit, duke marrë kredencialet ACP dhe që nga atëherë është pjesë e qendrës trajnuese IT&CAD. Aktualisht mban trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e para Autodesk Authorized Training Center (AATC) e pavarur në Kosovë.