Ngritni nivelin e projekteve infrastrukturore me Civil 3D 2022
Ngritni nivelin e projekteve infrastrukturore me Civil 3D 2022
Tani ekziston mundësia të testoni risitë e shumëpritura të Civil 3D 2022! Civil 3D 2022 si platformë lidere në fushën e projekteve të infrastrukturës ofron po ashtu përkrahje për BIM (Building Information Modeling) përmes tipareve të integruara duke ngritur kështu projektimin dhe dokumentimin, respektivisht ndërtimin në nivel tjetër.
Në Civil 3D 2022 ekziston mundësia e rishikimit të projektit në kohe reale. Ky version karakterizohet me optimalizimin e kohës për projektim, ruajtjen e
konsistencës së të dhënave përgjatë fazave të ndryshme, raporteve përmbajtësore dhe praktike që në fakt paraqesin një dokumentim të projektit. Në këtë version po ashtu është rritur shpejtësia e inkorporimit të ndryshimeve, mundësive të projektimit të terrenit të ri (gradings) si dhe rritja e opsioneve për projektim.
Mundësia e analizimit të ndërhyrjeve në terrenin ekzistues dhe projektimi i terrenit të ri duke pasur parasysh kufizimet e projektit që duhet respektuar, janë disa nga tiparet e funksionit të ri Grading Optimization. Ky funksion ndihmon në raste kur kemi të bëjmë me projektimin e terrenit të ri, si p.sh. te parcelizimet dhe eksplorimi i mundësive:
✅ Automatizimi i projektimit të terrenit të ri duke e zvogëluar në masë të madhe shpenzimin e kohës.
✅ Mundësia e eksplorimt të alternativave për të arritur deri te zgjidhja optimale e terrenit të projektuar, duke pasur parasysh pjerrtësitë e lejuara si dhe sasitë
mbushje/gërmim.
✅ Inkorporimi i terrenit të ri të projektuar në Civil 3D si pjesë e projektit kryesor.
Transformo mënyrën e navigimit, vizualizimit dhe punës me Civil 3D 2022. Project Explorer është një mënyrë e re në Civil 3D 2022 që e mundëson paraqitjen e profileve në një dritare të re, ku mund të paraqitet ndërhyrja e korridoreve me sipërfaqe të ndryshme apo edhe ndërrimi i përpjesës së prerjeve tërthore. Gjithashtu, mund të
bëhen manipulime të ngjashme sikurse mundësia e krijimit të tabelave dinamike të cilat zvogëlojnë mundësinë për gabime gjatë shënimit të të dhënave të njëjta në disa vende të ndryshme, apo tabela statike të cilat janë të pavarura nga ndryshimet në projekt.
Eksploroni tiparet e reja të qasjes në llogarinë tuaj të Autodesk dhe shkarkoni versionin e fundit.
Nëse ende nuk jeni abonuar, na kontaktoni si partnerë të autorizuar nga Autodesk për Kosovë dhe Shqipëri, për të ju asistuar në shkarkimin e versioneve provuese (trial) për 30 ditë shfrytëzimi, apo për të marrë ofertën për Civil 3D 2022.