Instruktorët
- Home/
- Instruktorët
Te gjithe instruktoret e IT&CAD Training Center jane te certifikuar si trajnere nga Autodesk
Trim Syla ka një përvojë në Arkitekturë dhe ai është një Trajner 3D i Grupit V-Ray Chaos për Kosovën dhe rajonin, në dekadën e kaluar ai ka punuar me ekipet më të suksesshme në fushën e vizualizimit në të gjithë botën.
Aktualisht ai është duke punuar në një aplikacion të jashtëzakonshëm të bazuar në ueb, i cili do të lansohet gjatë këtij viti, dhe ai e konsideron atë si të ardhmen e prezantimeve.
Shpëtim Hashani ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në kuader të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në departamentin e Gjeodezisë.
Që nga viti 2010 ishte pjesë e City Computer shpk, ku kryesisht ishte i angazhuar me projekte të ndryshme në fushën e IT-së, dhe më pas me projekte të Autodesk si Value Added Reseller, pra në të njejtën kompani deri në vitin 2014.
Gent Elshani ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kuadër të departamentit të Ndërtimtarisë, dega Konstruktiv. Genti ka një përvojë disavjeçare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, posaçërisht në fazën projektimit dhe detajizimit të strukturave.
Aktualisht mban trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e para Autodesk Authorized Training Center (AATC) e pavarur në Kosovë.
Alba Malo ka një eksperiencë 6 vjeçare në arkitekturë ku përfshihet projektimi, zbatimi, menaxhimi dhe trajnimi. E çertifikuar nga Autodesk si Autodesk Certified Professional, ajo është e dedikuar të ndihmojë arkitektët të arrijnë të maksimizojnë efektivitetin në punë nëpërmjet përdorimit të softwerit Revit Architecture.
Luan Alidema ka studiuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në kuader të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në degën Konstruktiv.