Per ne

Profili i IT&CAD Training Center

 

Autodesk ka një rrjet të qendrave të autorizuara për trajnim (Authorized Training Centers – ATCs) i cili ofron trajnime të autorizuara, nga instruktorë të autorizuar dhe të certifikuar, për produktet përkatësisht softwarët e sajë. Ky rrjet i qendrave trajnuese (ATCve) është shumë i suksesshëm për shkak se udhëhiqet nga profesionistët dhe funksionon si degë e biznesit e cila ofron shërbime, shitje të produkteve dhe mbështetje në marketing, për klientët e Autodeskut në mbarë botën.

Pas një angazhimi disa mujorë dhe duke patur parasysh kriteret shumë rigoroze të kompanisë Autodesk për akreditim si ATC, kompania City Computer shpk, ka themeluar Qendrën Trajnuese IT&CAD Training Center, e cila pastaj ka arritur të akreditohet si Autodesk Authorized Training Center (ATC) e parë e pavarur në Kosovë.

Vet kompania City Computer shpk është themeluar në vitin 2004. Është partner i Autodesk që nga viti 2013, ku përveç shitjes së paisjeve kompjuterike dhe ofrimit të shërbimeve nga fusha e IT-së, si Autodesk Authorized Reseller, bën shitjen e të gjithë softwareve të Autodesk.

IT&CAD Training Center ka arritur dy akreditime:

  • Qendër Trajnuese – Autodesk Authorized Training Center (AATC) dhe
  • Qendër Testuese – Certiport Authorized Testing Center (CATC)

Pasi që rregullat për certifikimin profesional të instruktorëve dhe autorizimi i tyre si Autodesk Authorizet Instructor kanë pësuar ndryshime përmbajtësore, IT&CAD Training Center do të startojë fillimisht me trajnimet në AutoCAD, në tri nivele. Në ndërkohë do të ofrojë trajnime edhe për programet tjera të popullarizuara të Autodeskut, si Revit, Inventor, AutoCAD Civil 3D, 3ds Max, Maya, etj

Ndërsa Qendra Testuese ofron mundësinë e dhënjes së provimeve ndërkombëtrarisht të pranuara, për ACU (Autodesk Certified User) dhe ACP (Autodesk Certified Professional). Për detajet rreth certifikimeve mund ti lexoni në këte adresë.
Të bindur se forca kryesore që na shtyen drejt suksesit do jet klienti i kënaqur me shërbimet tona të trajnimit, rëndësi shumë të madhe i japim kualitetit të trajnimeve që ne do t’i ofrojmë.

Autodesk Authorized Training Center

IT&CAD Certifications
Autodesk_Revit_Architecture_Certified_User_Certificate_Sample
Autodesk_Maya_Certified_User_Certificate_Sample
Autodesk_AutoCAD_Certified_User_Certificate_Sample
Autodesk_3ds_Max_Certified_User_Certificate_Sample