AutoCAD Civil 3D për gjeodetë

AutoCAD Civil 3D për gjeodetë

Civil 3d
20
Jan, 2021
Cmimi: 170€

Për studentë: 136€

 

Informacione rreth trajnimit

Kohëzgjatja e trajnimit: 16 orë
  • Çmimi i trajnimit: 170€ me TVSH (Për studentë 136€)
  • Trajnimi fillon me date 18.01.2021
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… përfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

Objektivi i trajnimit Civil 3D për gjeodetë

Autodesk Civil 3D është një BIM softuer i cili përdoret në shumë fusha të ndryshme të Ndërtimtarisë e më gjerë, duke filluar nga importimi i të dhënave të terrenit, e më pas implementimi i tyre në projekte komplekse siç janë: rrugët dhe autostradat, hekurudhat, aeroportet, strukturat nëntokësore (ujësjellës, kanalizim, ujërat e shiut, etj), analizat e ndryshme, modelimet e terrenit, sipërfaqet, parcelat si dhe strukturat tjera komplekse ndërtimore. Ky trajnim është i destinuar për gjeodetët si dhe për teknikët e gjeodezisë që nuk ju duhen të gjitha elementet që mësohen në AutoCAD Civil 3D Essentials. Trajnimi do të ju ofroj gjeodetëve njohuritë bazike të kërkuara, që të ju mundësoj përdorimin e programit në mënyrë efikase në punët e përditshme. 

Përfitimet nga trajnimi

Mësoni se si të bëni importimin e të dhënave nga terreni dhe të bëni automatizimin e procesit në Civil 3D. Po ashtu tema tjera të cilat e rrisin edhe më shumë efikasitetin në punë duke përfshirë stilet, teknikat korrekte të vizatimit në AutoCAD, metodologjinë e kërkuar për lidhjen automatike me ndihmën e shkurtesave që janë përdorur në terren, sipërfaqet, kategorizimi i pikave, si dhe importimi i imazheve. Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut. Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.

Click to rate this post!
[Total: 1 Average: 5]

Përmbajtja e kursit

Gjithsej: 8 Mësime Koha: 24 orë

Curriculum   0/15

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5.
  • 6.
  • 7.
  • 8.
  • 9.
  • 10.
  • 11.
  • 12.
  • 13.
  • 14.
  • 15.

Instruktorë

Shpetim Hashani

Shpetim Hashani

Autodesk Authorized Trainer Autodesk Civil 3D Certified Professional dhe Autodesk AutoCAD Certified Professional Shpëtim Hashani ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në kuader të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në departamentin e Gjeodezisë. Që nga viti 2010 ishte pjesë e City Computer shpk, ku kryesisht ishte i angazhuar me projekte të ndryshme në fushën e IT-së, dhe më pas me projekte të Autodesk si Value Added Reseller, pra në të njejtën kompani deri në vitin 2014. Më pas ishte i angazhuar në projekte të ndryshme inxhinierike të Gjeodezisë me kompani lokale, ku më vonë në vitin 2015 u bë pjesë e kompanisë Amerikane BL Harbert International në ndërtimin e Kompleksit të ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Projekti “New US Embassy Compound”, është cilësuar si njëri ndër projektet më të mëdha i ndërtuar ndonjëherë në Kosovë dhe më gjerë, ku është përdorur teknologjia më e fundit e ndërtimit dhe po ashtu me LEED Gold Standarde. Në këtë projekt Shpëtimi ishte i angazhuar si “Field Engineer/Surveyor” apo “Inxhinier i punimeve në terren/Gjeodet”, për gati kater vite ku në vitin 2019 me sukses i përfundoi punimet në këtë projekt. Pas një angazhimi të madh, në mesin e vitit 2019, Shpëtimi arrinë që të fitoj kredencialet Autodesk Certified Professional (ACP) në programin Autodesk Civil 3D, duke u bërë ACP i parë në trojet shqiptare që zotëron këtë Softuer të fuqishëm inxhinierik. Po ashtu, është certifikuar më pas edhe si Autodesk Certified Professional (ACP) në programin tjetër të njohur inxhinierik Autodesk AutoCAD. Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.