fbpx

Autodesk ndaj komunitetit gjatë COVID-19

27-04-20 Sabri Murati 0 comment


Kompanitë në mbarë botën po përpiqen për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit (COVID-19). Mijëra mjekë, inxhinierë dhe prodhues po mundohen për të krijuar plane për furnizime mjekësore të cilat janë kanë rol vital në këtë situatë. Në anën tjeter shumë industri janë afektuar nga situata e krijuar dhe janë krijuar normalitete të reja të punës. Për të ndihmuar komunitetin dhe bizneset për tu adaptuar me gjendjen, Autodesk ka ndërmarrë disa hapa si në vijim:

• Që nga data 24 Mars, klientët mund të kenë qasje falas në produktet dhe shërbimet e Autodesk.
• Produktet dhe shërbimet përfshijnë BIM 360 Docs, BIM 360 Design, Fusion 360, Team Fusion, AutoCAD Web dhe Mobile, dhe Shotgun – të gjitha për përdorim komercial.
• Klientët mund të përfitojnë nga ky program duke vizituar Autodesk.com dhe duke ndjekur hapat që ata zakonisht ndërmarrin për të pasur qasje tek programet.
• Klientët mund të përfitojnë nga programet falas deri më 31 maj 2020. Sidoqoftë, Autodesk do të vazhdojë të vlerësojë situaten në rast nevoje për të vazhduar kohëzgjatjen e programit.

045/977-766
info@itcad.net
www.itcad.net



scroll-to-top