fbpx

Detyrat e punës së një 3D Artisti

22-01-20 Sabri Murati 0 comment

Detyrat e punës së një 3D Artisti ndryshojnë sipas karrierës specifike. Për shembull, 3D animatorët përdorin kompjuterë dhe softuer të specializuar, të tillë si Maya dhe 3DS Max, për të shtuar lëvizjet tek karakteret dhe objektet.

Një dizajner grafik 3D përdor gjithashtu programe të specializua për të krijuar imazhe të ngjashme me jetën. Këto imazhe përdoren për të promovuar brende, ilustrime librash dhe revistash ose demonstrime të proceseseve, etj.

Në mënyrë të ngjashme, dizajnerët e uebit përfshijnë imazhe 3D në përmbajtjen e Uebit për të ofruar paraqitje më të mirë. 3D Artistët integrojnë veprimtarinë e tyre në fushat e mjekësisë, shkencës, inxhinierisë dhe transmetimit.



scroll-to-top