fbpx

Web Foundations I

trajnim per web foundations 1 background

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: WEB-FOUND1
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 36 orë
  • Çmimi i trajnimit: 250€ me TVSH
  • Trajnimi fillon me datë: 05.10.2020
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.
APLIKO

Objektivi i trajnimit Web Foundations I

Ky trajnim do t’ju ndihmojë të ndërtoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja në teknologjitë e web-it (Web Technologies), të kuptoni bazat e WWW, HTML dhe CSS, Bootstrap, bazat e User Experience & Design dhe Javascript. Të gjitha këto do të kontribuojnë që ju të filloni zhvillimin tuaj si profesionist i fushës së Web Development, dhe do të jetë një bazë e mirë edhe për profile tjera që mund ti ndiqni në të ardhmen si Software Developer, Web Designer etj.

Ky trajnim është i dizajnuar për nxënës të shkollave të mesme, për studentë apo edhe të tjerë që janë entuziast të teknologjisë dhe që duan të ndërtojnë karrierë në fushën e Web dhe Software Development.

Trajnimi është i nivelit bazik deri tek mesatar, pra nuk kërkohet njohuri e gjerë paraprake, mirëpo rekomandohet.

Përfitimet nga trajnimi:

Në fund të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:

– të kuptojnë konceptet e Teknogjisë së Web-it, si funksionojnë dhe si ndërlidhen;
–  të ndërtojnë webfaqe bazike në mënyrë të pavarur;
– të përdorin teknologjitë si HTML, CSS, Javascript etj., edhe në projekte tjera;
– të jenë të përgatitur për trajnime dhe kurse më të avancuara të fushës së Web apo Software Development;
– të jenë përdorues të pavarur nëse vazhdojnë të zhvillohen individualisht;
– të konsiderohen të kualifikuar për punë praktike me pagesë në role juniore.

Kandidatët me rezultate të mira gjatë trajnimit do të referohen për punë praktike tek partnerët tanë, dhe mundësi për punësim potencial.
– Kandidatëve me rezultate të mira do tu ofrohet kupon me 20% zbritje në trajnimet e radhës.
– Secili kandidat do të marrë certifikatë për trajnimin e përfunduar.

 

Modulet e trajnimit

1. Hyrje në World Wide Web

1.1.1.  Hyrje në trajnim

1.1.2.  Interneti dhe World Wide Web

1.1.3.  Hyrje në HTML

2. HTML

2.1.1.  Bazat në HTML dhe struktura e dokumenteve

2.1.2.  Elementet bazike për përmbajtje në HTML

3. HTML and Style (CSS)

3.1.1.  HTML forms

3.1.2.  CSS mechanics and basic selectors

3.1.3.  CSS text properties

4. Style (CSS)

4.1.1.  CSS block model

4.1.2.  Colors and Images

4.1.3.  CSS and lists

4.1.4.  Multiple CSS stylesheets

4.1.5.  The cascade and specificity of CSS

5. Style (CSS)

5.1.1.  Fonts

5.1.2.  CSS and Layouts

5.1.3.  CSS frameworks

6. Style (CSS) and Images

6.1.1.  CSS Loose Ends

6.1.2.  Llojet e imazheve (PNG, JPEG, GIF)

6.1.3.  Veglat për krijim dhe manipulim të imazheve

7. Bootstrap 4 – Hyrje dhe Elementet Bazike

8. User Experience and Design

8.1.1.  Parimet/ Workflow e dizajnit të një faqeje

8.1.2.  Parimet e User Experience

8.1.3.  Parimet e dizajnit

9. JavaScript – Introduction

9.1.1.  JavaScript Events

9.1.2.  DOM

9.1.3.  jQuery

10. JavaScript – Integrating

Fokusimi në përdorimin dhe integrimin e funksioneve përmes JavaScript në slide, forma dhe validime, navigim dhe lidhjet me rrjetet sociale.

11. JavaScript – Ajax and dynamic pages

11.1.1. JSON

11.1.2. Ajax

12. Projektet – 3 projekte praktike deri në përfundim të trajnimit.

Trajnimi do të zhvillohet në klasë, kurse njohuritë e marra gjatë ligjërimit të moduleve do të testohen me punë praktike.
Në rast të përkeqësimit të kushteve shkaku i pandemisë, trajnimi mund të kaloj pa ndonjë problem edhe online.

Të gjitha pajisjet, materialet dhe literatura sigurohen për pjesëmarrësit.

Ligjërues i trajnimit: Alban Asllani 

Ky trajnim është i kërkuar/ obligativ për trajnimet Web Foundations II dhe Web Foundations III (ose trajnimi ekuivalent).

Orari i mbajtjes së trajnimit:

E hënë:   18:00 – 21:00 (pauzë 1 orë)

E martë: 18:00 – 21:00 (pauzë 1 orë)

E enjte:   18:00 – 21:00 (pauzë 1 orë)

 

Lokacioni: IT&CAD Training Center, Rr. Bajram Kelmendi 115, Prishtinë

APLIKO
scroll-to-top