fbpx

Tower dhe Armcad

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: TWAC01
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 16 orë
  • Çmimi i trajnimit: 195€ me TVSH (Për studentë 156€)
  • Trajnimi fillon me date 04.02.2021
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.
APLIKO

Objektivi i trajnimit Tower dhe Armcad

Tower është softuer mjaft i avancuar për analiza strukturore statike dhe dinamike, dizajn betoni, çeliku dhe druri. Ky program ju mundëson inxhinierëve të rrisin shpejtësinë dhe cilësinë e projektimit të strukturave.

Armcad është program mjaft i avancuar për detajizimin e betonit të armuar i cili integrohet në autocad duke mundësuar vizatime profesionale me cilësi të lartë të detajeve të armaturës. Armcad mundëson gjenerim automatik të specifikimit të armaturës ku shihen me saktësi gjeometria dhe sasia e secilit pozicion të përdorur në vizatim.

Funksionet kryesore të programit Armcad:

  • Vizatimi, pozicionimi, dimensionimi, shënjini dhe redaktimi i shufrave, rrjetës etj.,
  • Specifikimi dhe rekapitullimi i armaturës.
  • Krijimi automatik i raporteve të plota dhe të hollësishme të specifikimit, rekapitullimit dhe planit të prerjes së shufrave dhe rrjetave.
  • Plotësisht i adaptueshëm ndaj standardeve dhe stileve të ndryshme etj.

Përfitimet nga kursi

Ky kurs do t’u mundësoj pjesëmarrësve që të fitojnë njohuri bazike me këto programe mjaftë të sofistikuara duke fituar njohuri esenciale të nevojshme për karrierën e cila i pret. Pas përfundimit të kursit kandidati do të pajiset me certifikatë e cila do të jetë përparësi në secilin konskurs të ardhshëm.

 

Përmbajtja e trajnimit Tower dhe Armcad

Tower

  • Njoftim me komandat
  • Modelimi i elementeve konstruktive
  • Kopjimi, fshirja, rrotullimi, çvendosja, strech, extend, trim etj.
  • Definimi i llojit të tokës (mbështetëset)
  • Definimi i themeleve pllakë, shiritore dhe koncentrike
  • Definimi i llojeve të ngarkesave
  • Definimi i niveleve
  • Definimi i ramave
  • Modelimi i mureve dhe shtyllave
  • Definimi i rasteve të ngarkesave
  • Kombinimi i ngarkesave
  • Moskombinimi i ngarkesave
  • Pllaka ortotrope
  • Lirimi i pllakës nga ndikimet
  • Ndarja e konturave
  • Formimi i çernierës në tra ose shtylle
  • Bashkimi i konturave në pllakë
  • Fshehja e grupeve të elementeve
  • Modelimi i shkallëve
  • Modelimi i kulmit
  • Definimi i rrafsheve të pjerrta
  • Akset lokale dhe globale
  • Modelimi i 3D siperfaqës.
  • DXF import
  • Modelimi i kapriatës
  • Gabimet gjeometrike
  • Gjenerimi i rrjetës se MEF
  • Analiza e toneve
  • Paraqitja e toneve
  • Llogaria seizmike
  • Përpunimi i rezultateve ndikimet në traje dhe pllaka
  • Kombinimi i ri i ngarkesave, anvelopat
  • Skema komplete e ngarkesave
  • Dimensionimi i elementeve të betonit
  • Paraqitja e rezultateve për sipërfaqen e armimit
  • Paramasa e materialeve
  • Përvetësimi i armaturës
  • Dimensionimi i elementeve të çelikut
  • Raporti i Towerit

Armcad

  • Armimi i trajeve
  • Armimi i pilotave
  • Armimi i shkallëve
  • Armimi i shtyllave
  • Armimi i pllakave
  • Specifikimi i armaturës

Ligjërues

MSc. Burim Smajli
Autodesk Authorized Trainer

Trajneri Burim Smajli ka përfunduar studimet për inxhinieri të ndërtimit në Universitetin Hasan Prishtina në vitin 2006. Është i angazhuar në disa kompani të ndërtimit për projektim dhe mbikëqyrje të strukturave të objekteve të ndërtimit të lartë

APLIKO
scroll-to-top