Revit Architecture Fundamentals

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: REVA31
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 32 orë
  • Çmimi i trajnimit: 290€ me TVSH (Për studentë 240€)
  • Çmimi i trajnimit online eshte 220€ me TVSH
  • Trajnimi fillon me date 27.05.2020
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

Objektivi i trajnimit Revit Architecture Fundamentals

Autodesk Revit është një program shumë i fuqishëm i kategorisë BIM (Building Information Modeling) i cili punon në ate mënyrë, si arkitektët mendojnë! Ky program thjeshtëson procesin e projektimit, duke mundësuar krijimin e 3D modelit qendror. Ndryshimet e bëra në cilendo pamje të këtij modeli, do të manifestohen në të gjitha pamjet tjera, përfshirë edhe tabelat e ndryshme të cilat në fund mund të printohen.

Meqë vet procesi i të ndërtuarit është kompleks edhe Autodesk Revit është gjithashtu kompleks. Objektivi i trajnimit Revit Architecture Fundamentals është të ju mundësojë studentëve t’a mësojnë procesin e krijimit të 3D modelit arkitektonik projektues të plotë, nga i cili pastaj mund të gjenerohen vizatime të ndryshme punuese. Prandaj, ky trajnim fokusohet në përdorimin e veglave (komandave) bazike, të cilat ju nevoiten shumicës së shfrytëzuesve të këtij programi.

Në përgjithësi, ky trajnim do t’u mundësojë studentëve që të fititojnë njohuri bazike në këte program shumë të sofistikuar dhe do të zgjerojë horizontet e njohurive tek përdoruesit e mëhershëm të programit Revit.

Parakushtet për ta ndjekur trajnimin

  • Kandidati patjetër duhet të ket njohuri bazike të punës me Sistemin Operativ Windows.
  • Gjithashtu, duhet të kenë njohuri bazike rreth procedurave dhe terminologjisë nga fusha e vizatimit dhe projektimit. Njohja e cilitdo program për 3D modelim në arkitekturë është një avantazh.

Përmbajtja e trajnimit Revit Architecture Fundamentals

Kapitulli 1: Hyrje në BIM dhe Revit
Kapitulli 2: Teknikat bazike për vizatim dhe editim
Kapitulli 3: Aranzhimi i niveleve dhe rastereve
Kapitulli 4: Modelimi i mureve
Kapitulli 5: Teknikat e të punuarit me dyer dhe dritare
Kapitulli 6: Krijimi i fasadave strukturale
Kapitulli 7: Organizimi i projektit
Kapitulli 8: Insertimi i komponenteve
Kapitulli 9: Modelimi i dyshemeve
Kapitulli 10: Modelimi i tavaneve
Kapitulli 11: Modelimi i kulmeve
Kapitulli 12: Modelimi i shkallëve, gardheve dhe rampave
Kapitulli 13: Krijimi i planeve për ndërtim
Kapitulli 14: Kuotimi
Kapitulli 15: Vendosja e shënimeve në vizatim, si dhe krijimi i paramases
Kapitulli 16: Vizatimi i detajeve
Kapitulli 17: Eksportimi i file-ve nga Revit ne 3ds Max

Ligjërues

Dashnor Kadiri
Autodesk Authorized Trainer

Autodesk Revit Architecture Certified Professional dhe Autodesk Authorized Trainer për IT&CAD Training Center

Dashnor Kadiri ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në departamentin e Arkitekturës.

I angazhuar si asistent në Fakultetin e Arkitekturës që nga viti 2016, në kuadër të katedrës së Vizualizimit dhe Estetikës Hapësinore.

Dashnor Kadiri ka experience 10 vjeqare në trajnime për Autodesk Revit Architecture në Kosovë dhe Shqiperi.

I angazhuar nga kompani të ndryshme ndërkombëtare si ekspert në fushën e Revit që nga viti 2016, poashtu bënë punë ‘outsourcing’ për dy kompani amerikane, të cilat kompani softeverin bazë posedojnë Revitin.

Pas një angazhimi të madh në nëntor të vitit 2019, Dashnor Kadiri arrinë të fitoj kredencialet Autodesk Certified Proffesional (ACP) në programin Revit Architecture.

Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC), e pavarur në Kosovë

APLIKO