Autodesk Revit është një program shumë i fuqishëm i kategorisë BIM (Building Information Modeling) i cili punon në atë mënyrë, si arkitektët mendojnë!
Programi strukturon procesin e dizajnit përmes përdorimit të një modeli qendror 3D, ku ndryshimet e bëra në një pamje azhurnohen në të gjitha pamjet tjera, përfshirë edhe tabelat e ndryshme të cilat në fund mund të printohen.
Objektivi i trajnimit Revit Architecture Essentials është të aftësojë studentët të krijojnë modele të plota 3D të projekteve arkitektonike dhe t’i vendosin ato në vizatimet e punës. Prandaj, ky trajnim fokusohet në përdorimin e veglave (komandave) bazike, të cilat ju nevojiten shumicës së përdoruesve të këtij programi.
Në përgjithësi, ky trajnim do t’u mundësoj pjesëmarrësve që të fitojnë njohuri bazike në këtë program shumë të sofistikuar dhe do të zgjeroj horizontet e njohurive tek përdoruesit e mëhershëm të programit Revit.
Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut.
Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.
- Hyrje në BIM dhe Revit
- Teknikat bazike për vizatim dhe editim
- Aranzhimi i niveleve dhe rastereve
- Modelimi i mureve
- Teknikat e të punuarit me dyer dhe dritare
- Krijimi i fasadave strukturale
- Organizimi i projektit
- Insertimi i komponenteve
- Modelimi i dyshemeve
- Modelimi i tavaneve
- Modelimi i kulmeve
- Modelimi i shkallëve, gardheve dhe rampave
- Krijimi i planeve për ndërtim
- Kuotimi
- Vendosja e shënimeve në vizatim, si dhe krijimi i paramases
- Vizatimi i detajeve
- Eksportimi i file-ve nga Revit ne 3ds Max
Trajnimi do të zhvillohet në klasë, kurse njohuritë e marra gjatë ligjërimit të moduleve do të testohen me punë praktike.
Në rast të përkeqësimit të kushteve shkaku i pandemisë, trajnimi mund të kaloj pa ndonjë problem edhe online.
Të gjitha pajisjet sigurohen për pjesëmarrësit.
Orari i mbajtjes së trajnimit:
—
E hënë: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)
E mërkurë: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)
E premte: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)
Lokacioni: IT&CAD Training Center, Rr. Bajram Kelmendi 115, Prishtinë