fbpx

Online Collaboration, Google Drive & Apps

Trajnim online collaboration, Google Drive & Apps apliko

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: COLLAB-GOGL1
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 36 orë
  • Çmimi i trajnimit: 200€ me TVSH
  • Trajnimi fillon me datë: 12.10.2020
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.
APLIKO

Objektivi i trajnimit Online Collaboration, Google Drive & Apps

Ky trajnim do të ju ndihmojë të ndërtoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja në teknologjitë e bashkëpunimit online/ online collaboration të cilat do të rrisin vlerën tuaj si profesionist dhe potencialisht të rrisin gjasat për punësim apo performancë më të mirë në punë.

Ky trajnim është i dizajnuar për të gjithë ata që aktualisht janë të punësuar mirëpo kanë nevojë për njohuri dhe përvojë shtesë me veglat e fundit të punës online të cilat ndihmojne në rritjen e produktivitetit në punë dhe japin njohuri që aplikohen edhe në sisteme tjera si ato të Microsft One Drive, Office 365 dhe tjera.
Trajnimi është i përshtatshëm për të gjithë që duan të aftësohen dhe rrisin shkathtësitë në fushën e bashkëpunimit online/ online collaboration.
Trajnimi është i përshtatshëm edhe për studentë dhe persona tjerë që janë duke punuar aktualisht online ose e shohin si mundësi punën online.

Trajnimi është i nivelit mesatar, pra rekomandohet njohuri paraprake bazike në përdorimin e kompjuterit, dhe aplikacioneve si MS Office, Browser-ëve/ shfletuesve.

Modulet e këtij trajnimi do të ju përgatisin nga fillimi në përdorimin e veglave për online collaboration dhe do të ju japin një bazë të fuqishme për zhvillim në përdorimin e veglave dhe teknologjive tjera më të avancuara.

Përfitimet nga trajnimi:

Në fund të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:

– të kuptojnë parimet e funksionimit të veglave dhe sistemeve të punës online/ online collaboration;
– me lehtësi të përdorin teknologjitë e Google, si Drive, Sheets, Docs etj.;
– me lehtësi të aplikojnë njohuritë e marra edhe në sisteme tjera ekuivalente;
– të jenë të përgatitur për trajnime dhe kurse më të avancuara që ndihmojnë në zhvillim profesional;
– të rrisin kualifikimet profesionale.

– Kandidatët me rezultate të mira gjatë trajnimit do të marrin rekomandime individuale për punësim (nëse nuk janë të punësuar).
– Kandidatëve me rezultate të mira do tu ofrohet kupon me 25% zbritje në trajnimet e radhës.
– Secili kandidat do të marrë certifikatë për trajnimin e përfunduar.

 

Modulet e trajnimit

1. Hyrje në Online Collboration

1.1.1. Hyrje në trajnim

1.1.2. Parimet e Punës Online

1.1.3.  Sistemet dhe Velgat e Ndryshme në Dispozicion

1.1.4.  Hyrje në Veglat e Google për Online Collaboration

2. Google Drive

2.1.1.  Google Drive – Kontrollat Bazike

2.1.2.  Uploadimi, Shkarkimi, Fshirja dhe Ri-kthimi i Fajllave

2.1.3.  Aplikacionet tjera në Google Apps

2.1.4.  Shtimi dhe Largimi i Aplikacioneve të Treta (Third Party Apps)

2.1.5.  Mundësitë për Offline Drive

2.1.6.  File Sharing

2.1.7.  Google Drive në pajisje tjera (PC/ Laptop, iOS, Android)

2.1.8.  Opsionet e Version History

3. Google Docs

3.1.1.  Google Docs – Kontrollat Bazike

3.1.2.  Opsionet në Toolbar në Docs

3.1.3.  Insertimi i Imazheve, Linqeve, Grafikeve dhe Vizatimeve

3.1.4.  Fusnotat, Numërimi i Faqeve, Headeri dhe Footeri

3.1.5.  Veglat në Meny në Docs

3.1.6.  Krijimi dhe Formatimi i Tabelave

3.1.7.  Format e Sugjerimeve/ Komenteve etj.

3.1.8.  Vegla tjera ndihmëse

4. Google Slides

4.1.1.  Google Slides – Kontrollat Bazike

4.1.2.  Dizajnet e Gatshme dhe Slajdet

4.1.3.  Insertimi i Imazheve, Videove dhe Numrave në Sllajde

4.1.4.  Formatimi dhe Pozicionimi i Objekteve në Sllajde

4.1.5.  Renditja dhe Rrotullimi i Objekteve

4.1.6.  Animacionet dhe Efektet e Tranzicionit

4.1.7.  Vegla tjera ndihmëse

5. Google Sheets

5.1.1.  Google Sheets – Kontrollat Bazike

5.1.2.  Opsionet në Toolbarin e Sheets

5.1.3.  Krijimi i Tabelave dhe Mbushja me të Dhëna

5.1.4.  Insertimi i të Dhënave Automatike dhe Manuale

5.1.5.  Operimi me Tabela dhe të Dhëna

5.1.6.  Sortimi dhe Mbrojtja

5.1.7.  Filtrimi i të Dhënave

5.1.8.  Funksioni Pivot

5.1.9.  Funksionet dhe Formulat

5.1.10. Krijimi i Grafikëve

5.1.11. Formatimi i Kushtëzuar/ Conditional Formatting

5.1.12. Validimi i të Dhënave

5.1.13. Veglat tjera ndihmëse

6. Google Forms

6.1.1.  Google Forms – Kontrollat Bazike

6.1.2.  Krijimi i Pyetësorëve dhe Editimi i Formave

6.1.3.  Shpërndarja e Formave dhe Përcjellja

6.1.4.  Vegla tjera ndihmëse

7. Përmbyllje

7.1.1.  Ndërveprimi mes Google Applikacioneve

7.1.2.  Ngjashmëritë me Sistemet tjera si ato të Microsoft

7.1.3.  Siguria

Trajnimi do të zhvillohet në klasë, kurse njohuritë e marra gjatë ligjërimit të moduleve do të testohen me punë praktike.
Në rast të përkeqësimit të kushteve shkaku i pandemisë, trajnimi mund të kaloj pa ndonjë problem edhe online.
Të gjitha pajisjet, materialet dhe literatura sigurohen për pjesëmarrësit.
Ky trajnim është i kërkuar/ obligativ për trajnimet më të avancuara në Google Sheets dhe Docs.


Orari i mbajtjes së trajnimit:

E hënë:   18:00 – 21:00 (pauzë 1 orë)

E martë: 18:00 – 21:00 (pauzë 1 orë)

E enjte:   18:00 – 21:00 (pauzë 1 orë)

 

Lokacioni: IT&CAD Training Center, Rr. Bajram Kelmendi 115, Prishtinë

APLIKO
scroll-to-top