AutoCAD Civil 3D Essentials

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: C3DE31
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 32 orë
  • Çmimi i trajnimit: 325€ me TVSH (Për studentë 260€)
  • Çmimi i trajnimit online eshte 245€ me TVSH
  • Trajnimi fillon me date 29.05.2020
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

Objektivi i trajnimit Civil 3D

Autodesk Civil 3D është një BIM softuer i cili përdoret në shumë fusha të ndryshme të Ndërtimtarisë e më gjerë, duke filluar nga importimi i të dhënave të terrenit, e më pas implementimi i tyre në projekte komplekse siç janë: rrugët dhe autostradat, hekurudhat, airoportet, strukturat nëntokësore (ujësjellës, kanalizim, ujërat e shiut, etj), analizat e ndryshme, modelimet e terrenit, sipërfaqet, parcelat si dhe strukturat tjera komplekse ndërtimore.

Ambienti Dinamik të cilin e ofron Civil 3D, e bën të mundur që të gjitha ndryshimet që bëhen në projekt, automatikisht të ndodhin në të gjitha objektet tjera të cilat janë pjesë e atij projekti. Po ashtu ky softuer ofron edhe bashkëpunimin me programet tjera të Autodesk që bëjnë vizualizimet finale të projekteve siç janë 3ds Max, Infraworks etj. Të gjitha keto elemente ndikojnë që Civil 3D të jetë njëri ndër softuerët më të fuqishëm dhe më kompleks i krijuar ndonjëherë sa i perket fushës së Ndërtimtarisë dhe më gjerë.

Në këtë trajnim studentët do të fitojnë njohuritë themelore për të punuar me këtë softuer shumë të sofistikuar, që më pas të bëjnë zgjerimin e atyre njohurive në nivele më të larta profesionale. Kurrikula e këtij niveli do të përfshinë temat esenciale siç janë:

  • Njohuritë kryesore te hapësirës punuese të shfrytëzuesit në Civil 3D (User Interface)
  • Importimi i pikave, krijimi i grupeve të tyre, si dhe manipulimi me të dhënat tjera gjeodezike
  • Krijimi, editimi, dhe analizimi e Sipërfaqeve
  • Krijimi dhe editimi i parcelave si dhe raportit tekstual të tyre
  • Krijimi dhe editimi i akseve (alignments), profileve gjatësore, tërthore dhe llogaritja e vëllimeve
  • Teknikat bazike për krijimin e korridoreve, dhe udhëkryqeve (corridors and intersections)
  • Modelimi i terrenit, projektimi i gypave, si dhe përgaditja e projektit për printim, e më shumë

 

Parakushtet për ta ndjekur trajnimin

  • Vijuesit duhet të kenë njohuri bazike të AutoCAD
  • Të jenë studentë apo profesionistë të profileve të ndryshme inxhinierike

Përmbajtja e trajnimit Civil 3D

  1. Hyrje në AutoCAD Civil 3D
  2. Shfrytëzimi i Ambientit Dinamik
  3. Krijimi i Databazës dhe Importimi i të dhënave
  4. Krijimi i Sipërfaqeve
  5. Krijimi i Parcelave
  6. Paraqitja dhe Organizimi i Parcelave
  7. Projektimi në 2D me anë të Akseve (Alignments)
  8. Paraqitja dhe Organizimi i Akseve (Alignments)
  9. Projektimi Vertikal me ndihmën e Profileve
  10. Paraqitja dhe Organizimi i Profileve
  11. Projektimi në 3D me anë të Korridoreve
  12. Krijimi i Prerjeve Tërthore
  13. Paraqitja dhe Organizimi i Prerjeve Tërthore
  14. Projektimi i Rrjetit të Gypave
  15. Projektimi i Rrjetit të Gypave që funksionojnë nën presion
  16. Paraqitja dhe Organizimi i Rrjetit të Gypave
  17. Projektimi i Terrenit të ri
  18. Analizimi, Paraqitja dhe Etiketimi i Sipërfaqeve

Ligjërues

Shpetim Hashani
Autodesk Authorized Trainer

Autodesk Civil 3D Certified Professional dhe Autodesk AutoCAD Certified Professional

Shpëtim Hashani ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në kuader të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në departamentin e Gjeodezisë.

Që nga viti 2010 ishte pjesë e City Computer shpk, ku kryesisht ishte i angazhuar me projekte të ndryshme në fushën e IT-së, dhe më pas me projekte të Autodesk si Value Added Reseller, pra në të njejtën kompani deri në vitin 2014.

Më pas ishte i angazhuar në projekte të ndryshme inxhinierike të Gjeodezisë me kompani lokale, ku më vonë në vitin 2015 u bë pjesë e kompanisë Amerikane BL Harbert International në ndërtimin e Kompleksit të ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Projekti “New US Embassy Compound”, është cilësuar si njëri ndër projektet më të mëdha i ndërtuar ndonjëherë në Kosovë dhe më gjerë, ku është përdorur teknologjia më e fundit e ndërtimit dhe po ashtu me LEED Gold Standarde. Në këtë projekt Shpëtimi ishte i angazhuar si “Field Engineer/Surveyor” apo “Inxhinier i punimeve në terren/Gjeodet”, për gati kater vite ku në vitin 2019 me sukses i përfundoi punimet në këtë projekt.

Pas një angazhimi të madh, në mesin e vitit 2019, Shpëtimi arrinë që të fitoj kredencialet Autodesk Certified Professional (ACP) në programin Autodesk Civil 3D, duke u bërë ACP i parë në trojet shqiptare që zotëron këtë Softuer të fuqishëm inxhinierik.

Po ashtu, është certifikuar më pas edhe si Autodesk Certified Professional (ACP) në programin tjetër të njohur inxhinierik Autodesk AutoCAD.

Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.

APLIKO