Gjatë trajnimit në AutoCAD Fundamentals studentët do të aftësohen mjaftueshëm për të filluar përdorimin e programit të AutoCAD-it në mënyrë produktive. Gjatë trajnimit do të mësohet se si t’i qasemi hapësirës punuese dhe si t’i përdorim komandat për vizatim. Në këtë trajnim është përfshirë në tërësi mënyra e krijimit të vizatimeve duke filluar me mënyrën e vizatimit dhe të modifikimit të objekteve në AutoCAD përmes komandave si: vija, vija e përbërë, harqet, rrathët, drejtkëndëshi etj. Studentët gjithashtu do të njihen me konceptin dhe punën me shtresa (Layera), dhe konceptin dhe përdorimin e blloqeve. Në veçanti do t’i kushtohet vëmendje shënimit me tekst të vizatimeve duke përdorur veglat e tekstit, dimensionimit etj. Më në fund, studentët do të mësojnë se si t’i shtypin vizatime dhe të kuptojnë konceptet e hapësirës Model dhe hapësirës së Letrës.
- Të kuptuarit e hapësirës punuese të shfrytëzuesit në AutoCAD (User Interface)
- Përdorimi i komandave bazike për vizatim dhe editim të vizatimit
- Organizimi i vizatimit në layera
- Krijimi dhe Insertimi i blloqeve statike
- Krijimi i tekstit, dimensionimit, shrafurave dhe organizimi i tyre
- Përgatitja për printim
Në përgjithësi, ky trajnim do t’u mundësoj pjesëmarrësve që të fitojnë njohuri bazike në këtë program shumë të sofistikuar dhe do të zgjeroj horizontet e njohurive tek përdoruesit e mëhershëm të programit AutoCAD.
Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut.
Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.
- Si të fillohet me AutoCAD
- Komandat bazike për vizatim dhe editim në AutoCAD
- Projekt – Bërja e vizatimeve të thjeshta
- Të vizatuarit me precizitet në AutoCAD
- Organizimi i vizatimeve në shtresa (Layers)
- Komandat më të avancuara për vizatim dhe editim në AutoCAD
- Insertimi, krijimi dhe organizimi i blloqeve në projekt
- Projekt – Bërja e vizatimeve më të komplikuara
- Teksti dhe stilet e tij
- Dimensionimi
- Përdorimi dhe editimi i shrafurave
- Rregullimi i fletës për printim (Layout)
- Printimi i vizatimit tuaj
- Krijimi i shabllonit (Template)
A.1 Përdorimi i kalkulatorit (QuickCalc)
A.2 Komandat shtesë për Zoom
A.3 Komandat shtesë rreth punës me tekst
A.4 Komandat shtesë rreth punës me kuotim
A.5 Krijimi i konturave (Boundaries) dhe Regjioneve (Regions)
Shtojca A: Testimi i kandidateve per ate sa kane mesuar,
Shtojca B: Objektivat per pergaditjen e provimit ne Autodesk Certified User apo Autodesk Certified Professional
Trajnimi do të zhvillohet në klasë, kurse njohuritë e marra gjatë ligjërimit të moduleve do të testohen me punë praktike.
Në rast të përkeqësimit të kushteve shkaku i pandemisë, trajnimi mund të kaloj pa ndonjë problem edhe online.
Të gjitha pajisjet sigurohen për pjesëmarrësit.
Orari i mbajtjes së trajnimit:
—
E martë: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)
E ejte: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)
Lokacioni: IT&CAD Training Center, Rr. Bajram Kelmendi 115, Prishtinë