AutoCAD Essentials + Beyond and Basics

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: AC21 + AC22
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 36 orë
  • Çmimi i trajnimit: 290€ me TVSH (Për studentë 240€)
  • Çmimi i trajnimit online eshte 220€ me TVSH
  • Trajnimi fillon me date 28.05.2020
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.

Objektivi i AutoCAD Essentials + Beyond and Basics

Nga tani trajnimi AutoCAD Essentials do te jete se bashku me trajnimin AutoCAD Beyond and Basics dhe ne fund te trajnimit cdo pjesemarres do t’i merr dy certifikata per perfundimin e dy trajnimeve.

Ky trajnim do t’u mundësojë studentëve të aftësohen për të bërë 2D vizatime bazike përmes AutoCAD si dhe teknikat për vizatime më të avancuara dhe më profesionale. Niveli i trajnimit AutoCAD Essentials përfshinë temat bazë apo bërthamën e të mësuarit të programit AutoCAD. Strategjia e të mësuarit fillon me disa komanda bazike të cilat i mundësojnë studentit që të krijojë dhe t’i ndryshojë vizatimet më të thjeshta, ku më pastaj të vazhdohet me përsosjen e teknikave të përdorimit të komandave.

Faza tjetër apo Beyond the Basics përfshinë përdorimin e komandave më profesionale. Përmes këtij trajnimi mësohen veglat dhe konceptet esenciale dhe me te avancuara, siç janë:

  • Të kuptuarit e hapësirës punuese të shfrytëzuesit në AutoCAD (User Interface)
  • Përdorimi i komandave bazike për vizatim, editim dhe shiqim të vizatimit
  • Organizimi i vizatimit në layera
  • Insertimi dhe krijimi i blloqeve lokale dhe globale (ose interne dhe eksterne)
  • Krijimi i tekstit, shrafurat dhe organizimi i tyre
  • Përgatitja per printim dhe dhe teknikat tjera me te avancuara

Parakushtet për ta ndjekur trajnimin

  • Vijuesit duhet të kenë njohuri bazike rreth procedurave dhe terminologjisë nga fusha e vizatimit dhe projektimit.
  • Njohuri bazike të punës me Sistem Operativ Windows.

Përmbajtja e trajnimit AutoCAD Essentials

 

  1. Si të fillohet me AutoCAD
  2. Komandat bazike për vizatim dhe editim, si dhe  të punuarit më efektiv në AutoCAD
  3. Bërja e vizatimeve të thjeshta, pozicionimi preciz, si dhe veglat më produktive
  4. Të vizatuarit, preciz në AutoCAD
  5. Bërja e ndryshimeve në vizatimin tuaj
  6. Bërja e vizatimeve më precize
  7. Organizimi i vizatimeve në shtresa (Layers)
  8. Tipet e objekteve më të avancuara
  9. Analiza e veçorive të modelit dhe objekteve
  10. Projektet – Organizimi i vizatimit dhe informacionet rreth tij
  11. Komandat më të avancuara për editim/ndryshim të vizatimit
  12. Insertimi, krijimi dhe organizimi i blloqeve në projekt
  13. Projektet – Krijimi i objekteve më të komplikuara
  14. Rregullimi i fletës për printim (Layout)
  15. Layouts me përmbajtje më komplekse
  16. Përgatitja për të printuar
  17. Printimi i vizatimit tuaj
  18. Teksti dhe stilet e shënimeve te tij
  19. Shrafurat
  20. Kuotimi
  21. Projektet–Të shtuarit e shënimeve në vizatim
  22. Vizatimi parametrik
  23. Rregullimi i parametrave dhe veglave
  24. Referencat eksterne
  25. Temat opcionale

A.1 Përdorimi i kalkulatorit (QuickCalc)

A.2 Komandat shtesë për Zoom

A.3 Komandat shtesë rreth punës me tekstet

A.4 Komandat shtesë rreth punës me kuotimin

A.5 Krijimi i konturave (Boundaries) dhe Regjioneve (Regions)

A.6 Ndryshimi i gjatësive të objekteve

Shtojca A: Testimi i kandidateve per ate sa kane mesuar,

Shtojca B: Objektivat per pergaditjen e provimit ne Autodesk Certified User apo Autodesk Certified Professional

Shkelzen Shabani
Autodesk Authorized Trainer

Autodesk AutoCAD Certified Professional dhe Autodesk Authorized Trainer për IT&CAD Training Center

Shkelzen Shabani ka përfunduar studimet e doktorates ne 2019, në Universiten Nigde Omer Halisdemir, Departamentin e Inxhinierise Mekanike, në Turqi, ndërsa studimet themelore dhe pasdiplomike-Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtines, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Që nga viti 2007 është zgjedhur si asistent i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në departamentin e Prodhimtarisë dhe Automatizimit. Nga viti 2013 deri 2015 ishte asistent i angazhuar në Fakultetitn Ekonomik në lëndën e Informatikës. Në vitin 2014 certifikohet në Autocad Certified Professional (ACP) dhe mban trajnime që nga viti 2014 deri më 2019 në qendren trajnuese Infinit. Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.

APLIKO