fbpx

AutoCAD Civil 3D për gjeodetë

new autocad civil 3d image

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: C3DE32
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 16 orë
  • Çmimi i trajnimit: 170€ me TVSH (Për studentë 136€)
  • Trajnimi fillon me date 18.01.2021
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.
APLIKO

Objektivi i trajnimit Civil 3D për gjeodetë

Autodesk Civil 3D është një BIM softuer i cili përdoret në shumë fusha të ndryshme të Ndërtimtarisë e më gjerë, duke filluar nga importimi i të dhënave të terrenit, e më pas implementimi i tyre në projekte komplekse siç janë: rrugët dhe autostradat, hekurudhat, aeroportet, strukturat nëntokësore (ujësjellës, kanalizim, ujërat e shiut, etj), analizat e ndryshme, modelimet e terrenit, sipërfaqet, parcelat si dhe strukturat tjera komplekse ndërtimore.

Ky trajnim është i destinuar për gjeodetët si dhe për teknikët e gjeodezisë që nuk ju duhen të gjitha elementet që mësohen në AutoCAD Civil 3D Essentials. Trajnimi do të ju ofroj gjeodetëve njohuritë bazike të kërkuara, që të ju mundësoj përdorimin e programit në mënyrë efikase në punët e përditshme.

Përfitimet nga trajnimi

Mësoni se si të bëni importimin e të dhënave nga terreni dhe të bëni automatizimin e procesit në Civil 3D. Po ashtu tema tjera të cilat e rrisin edhe më shumë efikasitetin në punë duke përfshirë stilet, teknikat korrekte të vizatimit në AutoCAD, metodologjinë e kërkuar për lidhjen automatike me ndihmën e shkurtesave që janë përdorur në terren, sipërfaqet, kategorizimi i pikave, si dhe importimi i imazheve.

Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion e cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut.

Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.

Modulet e trajnimit

• AutoCAD Civil 3D Interface
• Hapësira punuese Planning and Analysis
• Kuptimi i pikave dhe stilet e tyre
• Importimi i pikave dhe transformimi i koordinatave
• Krijimi i pikave dhe vizatimi
• Grupet e pikave, dhe raportet
• Editimi i pikave
• Kuptimi i të dhënave nga terreni
• Lidhja automatike e të dhënave nga terreni
• Rrjetat gjeodezike
• Coordinate Geometry Editor
• Kuptimi i sipërfaqeve
• Editimi i sipërfaqeve
• Analizimi i sipërfaqeve
• Krijimi i sipërfaqeve nga point clouds

Trajnimi do të zhvillohet në klasë, kurse njohuritë e marra gjatë ligjërimit të moduleve do të testohen me punë praktike.
Në rast të përkeqësimit të kushteve shkaku i pandemisë, trajnimi mund të kaloj pa ndonjë problem edhe online.

Të gjitha pajisjet sigurohen për pjesëmarrësit.

Orari i mbajtjes së trajnimit:

E hënë: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)

E mërkurë:  18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)

E premte: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)

Lokacioni: IT&CAD Training Center, Rr. Bajram Kelmendi 115, Prishtinë

Ligjërues

Shpetim Hashani
Autodesk Authorized Trainer

scroll-to-top