fbpx

3ds Max + V-Ray Fundamentals

Informacione rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 24 orë
  • Çmimi i trajnimit: 230€ me TVSH (Për studentë 184€)
  • Trajnimi fillon me date 02.03.2021
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!
  • Mundësia e pagesës edhe me këste përmes TEB dhe RBKO.
APLIKO

Objektivi i trajnimit 3ds Max + V-Ray Fundamentals

3ds Max është program kompjuterik për modelim, animacion, pasqyrim dhe vizualizim 3D. Krijoni mjedise mahnitëse të lojërave, vizualizime të dizajnit dhe përvoja të realitetit virtual.
Programi i trajnimit 3ds Max + V-Ray Fundamentals është ndërtuar për arkitekturë, dizajn të brendshëm, dizajn industrial por e njëjta rrjedhë e punës mund të përdoret pothuajse në çdo fushë profesionale. Me një komplet të plotë mjetesh, dizajnerët mund të japin gjithçka – nga modelet e hershme të masazheve deri te imazhet fotorealiste, animacionet dhe VR të dizajnit përfundimtar. Për çdo projekt arkitektonik, V-Ray lidhet në mënyrë të përsosur me aplikacionet kryesore të modelimit 3D dhe të dizajnit.
V-Ray përdoret gjithashtu në industri të tilla si media, argëtimi, prodhimi i filmave dhe lojërave video, dizajni industrial, dizanjimi i produkteve etj

Përfitimet nga trajnimi

Të gjithë pjesëmarrësit e programit zyrtar të trajnimit 3ds Max + V-Ray Fundamentals mund të presin që të fitojnë njohuri dhe kuptim të temave të mëposhtme:

– Modelimi 3D duke përdorur 3ds Studio Max
– Parametrat e 3ds Max + V-Ray
– Ndricimin me 3ds Max + V-Ray
– Materiale me 3ds Max + V-Ray
– Përdorimi i render elementeve të pasqyrimit dhe Photoshop për t’a krijuar “Beauty Pass”
– Visualizimin realistik i projekteve në kushtet e dritës së ditës. (Nje rast studimi)
– Visualizimin realistik t` projekteve në kushtet e natës. (Nje rast studimi)
– Puna në mënyrë efikase duke përdorur disa skripta

Në përgjithësi, ky trajnim do t’u mundësoj pjesëmarrësve që të fitojnë njohuri bazike në këtë program shumë të sofistikuar dhe do të zgjeroj horizontet e njohurive tek përdoruesit e mëhershëm të programit Revit.

Pas përfundimit të trajnimit kandidati merr certifikatën zyrtare të Autodesk Certificate of Completion qe e leshon Autodesk dhe gjithashtu merr Certificate of Attendence (COA) te leshuar direct nga Chaos Group Headquarters cila mban Numrin Serik Unik për secilin pjesëmarrës dhe regjistrohet në Databazën e Autodeskut dhe Chaos Group.
Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësve në trajnim do t’ju ofrohet edhe asistencë në pyetje përgjigje edhe tre muaj pas përfundimit të trajnimit.

Modulet e Trajnimit

Programi i trajnimit është i ndarë në workshope, me një total prej 14 workshope dhe çdo seminar përbëhet nga tema të reja.
Kohëzgjatja mesatare e një workshope është rreth dy (2) orë, por në planprogramin e trajnimit ka edhe tema që mund të zgjasin deri në katër (4) orë. Në total trajnimi kërkon rreth 24 orë trajnimi, ku përfshihen edhe disa orë praktikë me pjesëmarrësit, për t’u siguruar që ata i kuptojnë temat.

Temat e përfshira në këtë trajnim janë si më poshtë:

1. Hyrje në 3ds Max dhe V-Ray
2. 3D Studio Max Fundamentals
3. V-Ray Interface & Settings
4. Light Types in 3ds Visualization
5. Materials
6. Interior Rendering (One case study)
7. Exterior Rendering (One case study)
8. Test Project

Trajnimi do të zhvillohet në klasë, kurse njohuritë e marra gjatë ligjërimit të moduleve do të testohen me punë praktike.
Në rast të përkeqësimit të kushteve shkaku i pandemisë, trajnimi mund të kaloj pa ndonjë problem edhe online.

Të gjitha pajisjet sigurohen për pjesëmarrësit.
Orari i mbajtjes së trajnimit:

E martë: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)
E ejte: 18:00 – 19:30 (2 orë mësimore)
Lokacioni: IT&CAD Training Center, Rr. Bajram Kelmendi 115, Prishtinë

APLIKO

Ligjërues

Kushtrim Syla
Autodesk Authorized Trainer

scroll-to-top