fbpx

City Computer në OTx 2020

29-04-20 Sabri Murati 0 comment

Eventi më i madh që organizohet nga Autodesk për regjionin EMEA i quajtur OTx (One Team Extension) është mbajtur 21 dhe 22 Prill. Ishte planifikuar të mbahet në qytetin e Barcelonës, mirëpo shkaku i pandemisë COVID-19 është mbajtur në mënyrë virtuale.

Stafi i City Computer si partner të Autodesk e kemi ndjekur këtë event nga shtëpitë dhe zyret tona. Motoja e këtij eventi ishte “UNSTOPPABLE”, pra që të bëhemi të PANDALSHËM.

Gjendja nëpër të cilën po kalojmë i gjithë Globi është mjaft e vështirë. Ne si kompani po mundohemi të ju mbajmë të informuar për risitë që sjell Autodesk me ndihmën e Webinareve falas, në mënyrë që ju të jeni gjithmonë në hap me inovacionet që i sjell Autodesk. Së bashku do ta kalojmë këtë sfidë botërore dhe do të kthehemi edhe më të fuqishëm. Pikërisht do të jemi “UNSTOPPABLE”



scroll-to-top