fbpx

BIM dhe Qytetet e Menҫura

30-03-20 Sabri Murati 0 comment

Shpesh dëgjojmë termin “Qytetet e menҫura” të cilat mendohen të jenë e ardhmja e zhvillimit urban, por ҫfarë janë keto qytete dhe çfarë nënkuptojnë për projektuesit dhe inxhinierët dixhital?!

Kur mendojmë për qytete të menqura, ne shpesh mendojmë për to në kontekstin dixhital. Kjo do të thotë përdorimin e aplikacioneve të cilat na ndihmojnë rreth shumë aspekteve të jetes.

Qytetet e menqura janë më shumë sesa shtëpitë e menqura ngase ju përgjigjen sfidës së rritjes urbane që po ndodhë në të gjithë botën. Në vitet e ardhshme, numri i njerëzve që jetojnë në qytete do të dyfishohet ndërsa popullsia globale do të rritet me tre miliardë njerëz. Kjo rritje do të kërkojë projektimin dhe ndërtimin e mijëra ndërtesave të reja dhe do ti bëjë presion të jashtëzakonshëm inxhinerise dhe infrastrukturës në përgjithësi. Pa dyshim që sfidë e madhe do të jetë edhe trafiku i shpejtë i mallërave dhe transporti i shpejtë njerëzor.

Realizimi i qyteteve të zgjuara nuk është i mundshëm pa BIM i cili mundëson që qytetet të kenë infrastrukture të integruar dhe të plotë. Andaj nevoja për softuerë të Autodesk-ut është gjithmonë në rritje duke pasur parasysh tendencen e softuerëve për të qenë në hap me kohën dhe përgjigjen që u japin sfidave urbane në botë. Softuerët e Autodesk u mundësojnë projektuesve që të mendojnë për shumë aspekte të projektimit në një vend, gjë që rritë kualitetin e ndërtimeve, ruan të dhënat si dhe ulë kostot, duke mos lënë hapësirë për gabime.

itcad #civil3d #architecture #engineering #smart #cities
045/977-766
info@itcad.net
www.itcad.net



scroll-to-top