Agron Hajzeraj

Autodesk Authorized Trainer

Autodesk AutoCAD Certified Professional dhe Autodesk Authorized Trainer për IT&CAD Training Center

Deri tani janë trajnuar në AutoCAD rreth 600 inxhinierë të profileve të ndryshme.

Biografia

Agron Hajzeraj është msc. i Ndërtimtarisë, drejtimi Konstruktiv. Gjatë karrierës së tij kryesisht është marrë me aplikimin e informatikës në inxhinieri. Është njohës i mirë i hardware-it dhe disa softwareve. Më së shumti ka punuar me programin AutoCAD, i cili është programi i parë në botë për grafikë kompjuterike, për PC, versioni i parë i të cilit është lansuar në vitin 1982. AutoCADin e përdor që nga viti 1994, nga koha kur AutoCAD ka ekzistuar vetëm për sistemin operativ MS-DOS.

 

Prej vitit 1994 ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ku nga viti 2002 deri 2007 ka mbajtur ligjëratat dhe ushtrime nga fusha e informatikës dhe AutoCADit. Janë rreth 1800 studentë të cilët kanë patur rastin t’a mësojnë AutoCADin nga Agroni dhe ato njohuri t’i zbatojnë në praktikën inxhinierike. AutoCADin e ka përdorur intensivisht duke qenë pjesë e ekipit në disa projekteve kapitale, si në projektim, menaxhim të ndërtimit, mbikqyrje, industri prodhuese, gjeodezi dhe vlerësim të patundshmërive.

 

Trajnimet në AutoCAD ka filluar t’i mbajë që nga viti 2000. Deri tani në AutoCAD janë trajnuar rreth 600 inxhinierë, të profileve të ndryshme. Prej tyre rreth 65% kanë qenë arkitektë, 25% inxhinierë të ndërtimtarisë, 10% inxhinierë të elektroteknikës si dhe të tjerë të makinerisë, gjeodezisë, etj. Me kërkesë të veçantë janë trajnuar edhe të huaj, ndërsa trajnimet janë mbajtur në gjuhën angleze.

 

Në vitin 2013 në Slloveni, është certifikuar si Autodesk AutoCAD 2013 Certified Professional. Kjo i ka mundësuar që edhe trajnimet të ngriten në një nivel akoma më profesional. Nga viti 2014 Agroni është Alfa dhe Beta Testues i versioneve të reja të AutoCADit, duke patur kështu mundësinë që t’a testojë programin, të propozojë risi në përmbajtje si dhe të raportojë probleme të software-it gjatë shfrytëzimit, disa muaj para se të dalë në treg versioni më i ri!

Së fundmi, trajnime profesionale në AutoCAD ka mbajtur edhe në Innovation Centre Kosovo – ICK,  Morph Training Center, etj.

 

Tani punon si Menaxher i Qendrës Trajnuese “IT&CAD” e cila është akredituar nga Autodesk si Authorized Training Center (ATC) për Kosovë dhe njëkohësisht është Instruktor i Autorizuar i Autodesk për AutoCAD.

Certifikimi i fundit: AutoCAD Certified Professional.