Dardan Metushi

Autodesk Authorized Trainer

Revit Architecture Certified Professional dhe Autodesk Authorized Trainer.

Dardan Metushi ka përfunduar studimet BSc në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, në Universitetin për Biznes dhe Teknologji si dhe master në degën Parametric Architectural Design, në Universitetin Polis, në Tiranë.

Nga viti 2012 punon si arkitekt në zyren projektuese Blakaj Arkitekturë, ku dhe pati mundësinë të bashkpunoj në një numër të konsiderueshëm të projekteve arkitektonike të realizuara në Kosovë.

Duke u certifikuar nga Autodesk, Dardani ka marrë kredencialet Autodesk Certified Professional (ACP) në Revit Architecture, ndërsa në vitin 2017 është akredituar si  Autodesk Certified Instructor (ACI) në Revit. Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.