Besnik Gashi

Autodesk Authorized Trainer

Besnik Gashi ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me titull “Bachelor i Inxhinierisë Mekanike” – drejtimi Konstruksione. Gjithashtu ka vazhduar studimet e mëtejme të masterit në këtë Fakultet ku është në fazën e fundit para diplomimit.

Pas përfundimit të studimeve Bachelor ka filluar të angazhohet në industrinë e prodhimit duke punuar si konstruktor dizajnues dhe programues i makinave CNC. Më së shumti ka punuar me programin Autodesk Inventor (aplikacion kompjuterik që njihet si “Computer-aided design application for creating 3D digital prototypes used in the design, visualization and simulation of products“) dhe me AutoCAD, i cili është programi i parë në botë për grafikë kompjuterike për PC. AutoCAD-in e përdor që nga viti 2009.

Trajnimet në Autodesk Inventor ka filluar t’i mbajë që nga viti 2011, së pari me vet dëshirë pastaj në Universitetin ku ka studiuar, dhe duke vazhduar gjatë trajnimeve në Gjermani, kurse profesionalizmin e ka arritur me punë dhe përdorim të software-it për me shumë se 5 vite eksperiencë në punën e përditshme të konstruktimit dhe dizajnimit. Gjithashtu gjatë këtyre viteve ka trajnuar edhe shumë kandidatë apo kolegë të tjerë në punë dhe privatisht në nivel nga ai esencial deri në atë profesional. Disa prej tyre kanë qenë të huaj me ç’rast trajnimet janë mbajtur në gjuhën gjermane.

Në vitin 2017 Besniku është certifikuar si Autodesk Inventor Certified Professional. Kjo i ka mundësuar që edhe trajnimet e veta të ngriten në një nivel akoma më profesional dhe më kompetent. Duke u angazhuar në ATC, tani ka fituar kredencialet e Autodesk Authorized Instructor për Inventor, dhe punon si trajnues i Autodesk në IT&CAD Training Center.