Revit Architecture Fundamentals

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: REVA31
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 28 orë
  • Çmimi i trajnimit: 240€ me TVSH (Për studentë 190€)
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!

Objektivi i trajnimit Revit Architecture Fundamentals

Autodesk Revit është një program shumë i fuqishëm i kategorisë BIM (Building Information Modeling) i cili punon në ate mënyrë, si arkitektët mendojnë! Ky program thjeshtëson procesin e projektimit, duke mundësuar krijimin e 3D modelit qendror. Ndryshimet e bëra në cilendo pamje të këtij modeli, do të manifestohen në të gjitha pamjet tjera, përfshirë edhe tabelat e ndryshme të cilat në fund mund të printohen.

Meqë vet procesi i të ndërtuarit është kompleks edhe Autodesk Revit është gjithashtu kompleks. Objektivi i trajnimit Revit Architecture Fundamentals është të ju mundësojë studentëve t’a mësojnë procesin e krijimit të 3D modelit arkitektonik projektues të plotë, nga i cili pastaj mund të gjenerohen vizatime të ndryshme punuese. Prandaj, ky trajnim fokusohet në përdorimin e veglave (komandave) bazike, të cilat ju nevoiten shumicës së shfrytëzuesve të këtij programi.

Në përgjithësi, ky trajnim do t’u mundësojë studentëve që të fititojnë njohuri bazike në këte program shumë të sofistikuar dhe do të zgjerojë horizontet e njohurive tek përdoruesit e mëhershëm të programit Revit.

Parakushtet për ta ndjekur trajnimin

  • Kandidati patjetër duhet të ket njohuri bazike të punës me Sistemin Operativ Windows.
  • Gjithashtu, duhet të kenë njohuri bazike rreth procedurave dhe terminologjisë nga fusha e vizatimit dhe projektimit. Njohja e cilitdo program për 3D modelim në arkitekturë është një avantazh.

Përmbajtja e trajnimit Revit Architecture Fundamentals

Kapitulli 1: Hyrje në BIM dhe Revit
Kapitulli 2: Teknikat bazike për vizatim dhe editim
Kapitulli 3: Aranzhimi i niveleve dhe rastereve
Kapitulli 4: Modelimi i mureve
Kapitulli 5: Teknikat e të punuarit me dyer dhe dritare
Kapitulli 6: Krijimi i fasadave strukturale
Kapitulli 7: Organizimi i projektit
Kapitulli 8: Insertimi i komponenteve
Kapitulli 9: Modelimi i dyshemeve
Kapitulli 10: Modelimi i tavaneve
Kapitulli 11: Modelimi i kulmeve
Kapitulli 12: Modelimi i shkallëve, gardheve dhe rampave
Kapitulli 13: Krijimi i planeve për ndërtim
Kapitulli 14: Kuotimi
Kapitulli 15: Vendosja e shënimeve në vizatim, si dhe krijimi i paramases
Kapitulli 16: Vizatimi i detajeve

Ligjërues

Dardan Metushi
Autodesk Authorized Trainer

Revit Architecture Certified Professional dhe Autodesk Authorized Trainer

Dardan Metushi ka përfunduar studimet BSc në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, në Universitetin për Biznes dhe Teknologji si dhe master në degën Parametric Architectural Design, në Universitetin Polis, në Tiranë.

Nga viti 2012 punon si arkitekt në zyren projektuese Blakaj Arkitekturë, ku dhe pati mundësinë të bashkpunoj në një numër të konsiderueshëm të projekteve arkitektonike të realizuara në Kosovë.

Duke u certifikuar nga Autodesk, Dardani ka marrë kredencialet Autodesk Certified Professional (ACP)  Revit Architecture, ndërsa në vitin 2017 është akredituar si  Autodesk Certified Instructor (ACI) në Revit. Aktualisht mbanë trajnimet në IT&CAD Training Center, që është e vetmja Autodesk Training Center (ATC) e pavarur në Kosovë.

APLIKO