Inventor Essentials

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: INV31
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 30 orë
  • Çmimi i trajnimit: 250€ me TVSH (Për studentë 200€)
  • ÇMIMI PROMOVUES I TRAJNIMIT: 225€ me TVSH (Për studentë 180€)
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!

Objektivi i trajnimit Inventor Essentials

Trajnimi Autodesk Inventor Essentials ju mëson që të njiheni me modelimin parametrik, përmes një kurrikule ku theks
i veçantë i kushtohet praktikës. Ju do të mësoni shkathtësitë kyqe të disenjimit të modeleve duke përdorur Autodesk
Inventor, duke filluar nga skicimi konceptual, përmes modelimit të solideve (trupave), disenjimit të paisjeve të përbëra
nga shumë pjesë dhe gjenerimin e vizatimeve për prodhim.

 

Përmbajtja e trajnimit:

  • Kapitulli – 1: Të kuptuarit e Ekranit Punues të programit Autodesk Inventor
  • Kapitulli – 2: Krijimi, kushtëzimet gjeometrike dhe kuotimi i skicave 2D.
  • Kapitulli – 3: Krijimi dhe ndryshimi i bazës të trupit 3D nga skica
  • Kapitulli – 4: Krijimi i trupave dhe ndryshimet sekondare të atyre që janë skicuar dhe vendosur
  • Kapitulli – 5: Krijimi i ekuacioneve dhe puna me parametra
  • Kapitulli – 6: Manipulimi i dritares të modelit
  • Kapitulli – 7: Zgjidhja e problemeve të veçorive të cilat paraqiten gjatë punës
  • Kapitulli – 8: Dyfishimi i gjeometrisë së modelit
  • Kapitulli – 9: Vendosja dhe kushtëzimi/lidhja e pjesëve në tërësi
  • Kapitulli – 10: Veprimet me shfaqjet e komponentëve në një tërësi
  • Kapitulli – 11: Dyfishimi i komponentëve në një tërësi
  • Kapitulli – 12: Marrja e modeleve të matjes dhe informata mbi karakteristikat
  • Kapitulli – 13: Krijimi i fajllave për prezantim (pamjet e eksploduar dhe animacioneve)
  • Kapitulli – 14: Manipulimi dhe analizimi i komponentëve në një tërësi
  • Kapitulli – 15: Simulimi i lëvizjes në një tërësi
  • Kapitulli – 16: Krijimi i pjesëve dhe trupave në një tërësi
  • Kapitulli – 17: Krijimi dhe ndryshimi i listës së pjesëve të një tërësie
  • Kapitulli – 18: Puna me projektet në Inventor
  • Kapitulli – 19: Krijimi dhe kuotimi i projeksioneve dhe vizatimeve
  • Kapitulli – 20: Rregullimi dhe përshtatja e hapësirës punuese të Autodesk Inventor

Parakushtet për ta ndjekur trajnimin
Meqë trajnimi Autodesk Inventor Essentials i dedikohet fillestarëve, nuk kërkohet ndonjë paranjohuri specifike për ta
ndjekur këte. Por, njohja e Sistemit Operativ Windows është shumë e preferuar.
Avantazh i madh për një kandidat është gjithsesi edhe njohja e AutoCAD 2D, meqë krijimi i skicave përkatësisht
profileve, nga të cilat pastaj gjenerohen trupat 3D (solids), më së miri spjegohet në AutoCAD.

Ligjërues

Besnik Gashi
Autodesk Authorized Trainer

Besnik Gashi ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me titull “Bachelor i Inxhinierisë Mekanike” – drejtimi Konstruksione. Gjithashtu ka vazhduar studimet e mëtejme të masterit në këtë Fakultet ku është në fazën e fundit para diplomimit.

Pas përfundimit të studimeve Bachelor ka filluar të angazhohet në industrinë e prodhimit duke punuar si konstruktor dizajnues dhe programues i makinave CNC. Më së shumti ka punuar me programin Autodesk Inventor (aplikacion kompjuterik që njihet si “Computer-aided design application for creating 3D digital prototypes used in the design, visualization and simulation of products“) dhe me AutoCAD, i cili është programi i parë në botë për grafikë kompjuterike për PC. AutoCADin e përdor që nga viti 2009.

Trajnimet në Autodesk Inventor ka filluar t’i mbajë që nga viti 2011, së pari me vet dëshirë pastaj në Universitetin ku ka studiuar, dhe duke vazhduar gjatë trajnimeve në Gjermani, kurse profesionalizmin e ka arritur me punë dhe përdorim të software-it për me shumë se 5 vite eksperiencë në punën e përditshme të konstruktimit dhe dizajnimit. Gjithashtu gjatë këtyre viteve ka trajnuar edhe shumë kandidatë apo kolegë të tjerë në punë dhe privatisht në nivel nga ai esencial deri në atë profesional. Disa prej tyre kanë qenë të huaj me ç’rast trajnimet janë mbajtur në gjuhën gjermane.

Në vitin 2017 Besniku është certifikuar si Autodesk Inventor Certified Professional. Kjo i ka mundësuar që edhe trajnimet e veta të ngriten në një nivel akoma më profesional dhe më kompetent. Duke u angazhuar në ATC, tani ka fituar kredencialet e Autodesk Authorized Instructor për Inventor, dhe punon si trajnues i Autodesk në IT&CAD Training Center.

APLIKO