AutoCAD Essentials

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: AC21
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 30 orë
  • Çmimi i trajnimit: 200€ me TVSH (Për studentë 160€)
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!

Objektivi i AutoCAD Essentials

Ky trajnim do t’u mundësojë studentëve të aftësohen për të bërë 2D vizatime bazike përmes AutoCADit. Qoftë edhe me këto njohuri elementare, duke qenë një nga softwaret më të sofistikuar, AutoCAD do ju mundësojë vijuesve të bëjnë shumë me të. Prandaj, të mësuarit e tij është goxha punë sfiduese.

Niveli i trajnimit AutoCAD Essentials përfshinë temat bazë apo bërthamën e të mësuarit të programit AutoCAD. Strategjia e të mësuarit fillon me disa komanda bazike të cilat i mundësojnë studentit që të krijojë dhe t’i ndryshojë vizatimet më të thjeshta, ku më pastaj të vazhdohet me përsosjen e teknikave të përdorimit të komandave. Faza tjetër është përdorimi i komandave më të avancuara. Jo të gjitha komandat mësohen, ngase ideja është që brenda këtij trajnimi të mësohen komandat dhe konceptet esenciale, siç janë:

  • Të kuptuarit e hapësirës punuese të shfrytëzuesit në AutoCAD (User Interface).
  • Përdorimi i komandave bazike për vizatim, editim dhe shiqim të vizatimit.
  • Organizimi i vizatimit në layera.
  • Insertimi i simboleve apo blloqeve të ripërdorshme.
  • Pregatitja e “fletave” (layouts) për t’i printuar.
  • Si të shtohet teksti, shrafurat dhe kuotat në vizatim.

Trajnimi AutoCAD Essentials është koncipuar për ata vijues të cilët përdorin Sistemin Operativ Windows. Pra, ky trajnim nuk vlen për shfrytëzuesit e AutoCAD si software për Apple Mac. Kandidatët që eventualisht e kanë ndjekur trajnimin AutoCAD Fundamentals, nuk kanë nevojë t’a ndjekin këtë trajnim, ngase ka përmbajtje të ngjashme.

Parakushtet për ta ndjekur trajnimin

  • Vijuesit duhet të kenë njohuri bazike rreth procedurave dhe terminologjisë nga fusha e vizatimit dhe projektimit.
  • Njohuri bazike të punës me Sistem Operativ Windows.

Përmbajtja e trajnimit AutoCAD Essentials

 

Kapitulli 1 – Si të fillohet me AutoCAD

Kapitulli 2 – Komandat bazike për vizatim dhe editim

Kapitulli 3 – Projektet – Bërja e vizatimeve të thjeshta

Kapitulli 4 – Të vizatuarit saktë (preciz) me AutoCAD

Kapitulli 5 – Bërja e ndryshimeve në vizatimin tuaj

Kapitulli 6 – Projektet–Bërja e vizatimeve më precize

Kapitulli 7 – Organizimi i vizatimeve në shtresa (Layers)

Kapitulli 8 – Tipet e objekteve më të avancuara

Kapitulli 9 – Analiza e veçorive të modelit dhe objekteve

Kapitulli 10 – Projektet – Organizimi i vizatimit dhe informacionet rreth tij

Kapitulli 11 – Komandat më të avancuara për editim/ndryshim të vizatimit

Kapitulli 12 – Insertimi (futja) e blloqeve në projekt

Kapitulli 13 – Projektet – Krijimi i objekteve më të komplikuara

Kapitulli 14 – Rregullimi i fletës për printim (Layout)

Kapitulli 15 – Printimi i vizatimit tuaj

Kapitulli 16 – Projektet – Përgatitja për të printuar

Kapitulli 17 – Teksti

Kapitulli 18 – Shrafurat

Kapitulli 19 – Kuotimi

Kapitulli 20 – Projektet–Të shtuarit e shënimeve në vizatim

Shtojca A: Testimi i aftësive dhe dijes së kandidatëve në AutoCAD për atë që kanë mësuar

Shtojca B: Objektivat për përgatitjen e provimit për Certifikimin ndërkombëtar

AutoCAD Certified Professional

Ligjërues

Agron Hajzeraj
Autodesk Authorized Trainer

Agron Hajzeraj është msc. i Ndërtimtarisë, drejtimi Konstruktiv. Gjatë karrierës së tij kryesisht është marrë me aplikimin e informatikës në inxhinieri. Është njohës i mirë i hardware-it dhe disa softwareve. Më së shumti ka punuar meprogramin AutoCAD, i cili ështëprogrami i parë në botë për grafikë kompjuterike, për PC, versioni i parë i të cilit është lansuar në vitin 1982.AutoCADin e përdor që nga viti 1994, nga koha kur AutoCAD ka ekzistuar vetëm për sistemin operativ MS-DOS.
Lexo më shumë

APLIKO