AutoCAD/AutoCAD LT Beyond the Basics

Informacione rreth trajnimit

  • Kodi i trajnimit: AC22
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 20 orë
  • Çmimi i trajnimit: 140 € me TVSH (Për studentë 110 €)
  • Secili kandidat që ndjek një trajnim si të dytë, tretë, etj… pëtfiton 10% ekstra zbritje!

Objektivi i trajnimit AutoCAD/AutoCAD LT Beyond the Basics

Trajnimi AutoCAD/AutoCAD LT Beyond the Basics është vazhdimësi e trajnimit të nivelit të parë bazik AutoCAD/AutoCAD LT Essentials. Në këtë trajnim mësohen teknikat më të përsosura të cilat do t’ju mundësojnë përdorimin e AutoCADit në mënyrë më profesionale. Përderisa tek niveli bazik keni mësuar si bëhet insertimi i blloqeve, këtu do mësoni si të krijohen blloqet interne dhe eksterne; përderisa në nivelin bazik mësohet si të përdoren shablonet (templates), këtu do të mësoni si të krijohen ato.

Ju do të mësoni:

  • Përdorimin e teknikave më të përsosura të konstruktimit dhe editimit.
  • Vendosjen e ndërlidhjeve parametrike gjeometrike ashtu edhe atyre dimensionale.
  • Krijimin e blloqeve lokale dhe globale (ose interne përkatësisht eksterne).
  • Rregullimi i vetive edhe parametrave të layerëve, stileve dhe shablloneve.
  • Përdorimin e teknikave të përparuara të printimit dhe publikimit të projekteve.

Trajnimi AutoCAD/AutoCAD LT Beyond the Basics është disenjuar për ata të cilët përdorin Sistemin Operativ Windows. Pra, ky trajnim nuk vlen për shfrytëzuesit e AutoCAD si software për Apple Mac. Kandidatët që eventualisht e kanë ndjekur trajnimin AutoCAD/AutoCAD LT Fundamentals, nuk kanë nevojë t’a ndjekin këtë trajnim, ngase ka përmbajtje të ngjashme.

Parakushtet për ta vijuar trajnimin

  • Kandidatët duhet t’a kenë ndjekur më herët trajnimin AutoCAD®/AutoCAD LT® Essentials ose të kenë njohuri ekuivalente me këte nivel bazik të trajnimit.
  • Njohuri bazike rreth procedurave dhe terminologjisë nga fusha e vizatimit dhe projektimit.
  • Njohuri rreth veprimeve elementare me Sistem Operativ.

 

Kapitulli 1 – Të punuarit më efektiv nëAutoCAD

Kapitulli 2 – Pozicionimi preciz

Kapitulli 3 – Projektet – Veglat më produktive

Kapitulli 4 – Vizatimi parametrik

Kapitulli 5 – Puna me blloqe (simbole)

Kapitulli 6 – Krijimi dhe organizimi i blloqeve

Kapitulli 7 – Krijimi i shablloneve

Kapitulli 8 – Layouts me përmbajtje më komplekse

Kapitulli 9 – Stilet e shënimeve (të tekstit, kuotave, etj)

Kapitulli 10 – Projektet – Rregullimi i parametrave dhe veglave.

Kapitulli 11 – Referencat eksterne.

Kapitulli 12 – Projektet – Vizatime të ndryshme.

Shtojca A – Temat opcionale

A.1 Përdorimi i kalkulatorit (QuickCalc)

A.2 Komandat shtesë për Zoom

A.3 Komandat shtesë rreth punës me tekstet

A.4 Komandat shtesë rreth punës me kuotimin

A.5 Krijimi i konturave (Boundaries) dhe Regjioneve (Regions)

A.6 Ndryshimi i gjatësive të objekteve

 

Appendix B – Testimi i aftësive dhe dijes së kandidatëve në AutoCAD për atë që kanë mësuar.

Appendix C – Objektivat për përgatitjen e provimit për Certifikimit ndërkombëtar,

AutoCAD Certified Professional

Ligjërues

Agron Hajzeraj
Autodesk Authorized Trainer

Agron Hajzeraj është msc. i Ndërtimtarisë, drejtimi Konstruktiv. Gjatë karierës së tij kryesisht është marrë me aplikimin e informatikës në inxhinieri. Është njohës i mirë i hardware-it dhe disa softwareve. Më së shumti ka punuar meprogramin AutoCAD,i cili ështëprogrami i parë në botë për grafikë kompjuterike, për PC, versioni i parë i të cilit është lansuar në vitin 1982.AutoCADin e përdor që nga viti 1994, nga koha kur AutoCAD ka ekzistuar vetëm për sistemin operativ MS-DOS.
Lexo më shumë

APLIKO