City Computer shpk pjesëmarrëse në Konferencën OTx (One Team Extension) – Europe


City Computer shpk pjesëmarrëse në Konferencën OTx (One Team Extension) – Europe të organizuar nga gjigandi botëror në zhvillimin e softwarëve inxhinierik Autodesk.

13256044_696227280516198_843313747994100872_n 13237824_696227340516192_8240935391065143035_n 13238885_696227373849522_1376433320881297546_n 13241347_696227337182859_8907608295049282834_n

Përfaqësuesi i City Computer shpk është pjesëmarrës i Konferencës OTx-Europe që organizohet nga Autodesk e që mbahet nga 17 deri më 19 maj 2016 në Berlin të Gjermanisë.
Konferenca ka karakter të njoftimit rreth produkteve të reja nga Autodesk si në aspektin teknik, marketingut, shitjes dhe marrëdhënieve me konsumatorë etj. Gjithashtu në këtë Konferencë të pranishmit do të kënë mundësinë e njoftimit dhe shkëmbimit të përvojave të tyre me Menaxherë dhe Ekspertë nga e gjithë bota si dhe njoftimin me të rejat që i ofron Autodesk.
Vlenë të theksohet se City Computer shpk është Partner i shitjes së produkteve të Autodesk që nga viti 2013 dhe gjithashtu nga 2016 ka qendrën e autorizuar për trajnim IT&CAD Training Center, qendër kjo e autorizuar nga Autodesk (Authorized Training Centers – ATCs) e cila ofron trajnime të autorizuara, nga instruktorë të autorizuar dhe të certifikuar, për produktet përkatësisht softwarët e saj, si dhe qendrën testuese Certiport Authorized Testing Center (CATC).


Publikuar më: 01-06-16